Telashe për familjen e presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Mësohet se një zarf me ‘pluhur të bardhë’ kishte mbërritur në mënyrë ende misterioze në rezidencën e Trump Junior, të cilin e kishte hapur gruaja e Donald Trump Junior.
Fill pas këtij episodi bashkëshortja e Trump Junior është transportuar me urgjencë në spital. Zarfi në fjalë i ishte dërguar djalit të Donald Trump në New York, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka pasur në përmbajtje të tij.