• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITET SHQIPËRIA/ Tre vrasje në një ditë, djali vret babain e deri tek sherri për një kalë (NJARJET)
Home
Ekskluzive

TRONDITET SHQIPËRIA/ Tre vrasje në një ditë, djali vret babain e deri tek sherri për një kalë (NJARJET)

28 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

E marta e 28 tetorit u kthye në një ditë të zymtë për Shqipërinë, pasi në vetëm pak orë u regjistruan tre ngjarje të rënda me pasojë vdekjen në qytete të ndryshme të vendit. Durrësi, Tirana dhe Berati u tronditën nga akte dhune që morën jetën e tre personave dhe lanë pas skena të rënda, familje të shkatërruara dhe një vend të tronditur.

Krimi në familjen në Durrës

Në fshatin Shkallnur të Durrësit, rreth orës 13:00 të kësaj të marte, 25-vjeçari Marjan Kodheli dyshohet se ka vrarë babanë e tij, 69-vjeçarin Pjetër Kodheli, me mjet prerës (thikë).
Sipas fqinjëve, 25-vjeçari sapo ishte kthyer nga emigrimi dhe familja, me origjinë nga Mirdita konsiderohej “e qetë dhe punëtore”.
Nëna e autorit ishte prezente në atë moment dhe ka tentuar t’ia ndalojë, por pa sukses.
Pas ngjarjes së rëndë, autori u arratis për rreth dy orë dhe më pas u arrestua në një lokal pranë zonës bregdetare të Shkëmbi i Kavajës.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe për të dokumentuar motivet.

 Vrasja në kryeqytet, picieri got me thikë kuzhinjerin e lokalit

Në zonën e Komuna e Parisit, në ambientet e lokalit City Lounge, rreth orës 15:30 pasditen e së marte, ka ndodhur një konflikt mes dy punonjësve të lokalit.
Autor dyshohet të jetë Filip Shehu (rreth 41 vjeç), i cili ka goditur me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari (34 vjeç).
Sipas dëshmive, konflikti kishte nisur prej kohësh, viktima e akuzonte autorin për bullizim dhe fyerje të shpeshta.
Pas plagosjes, viktima u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi plagët. Autori u arrestua në vendngjarje nga forcat e rendit.
Kjo ngjarje rikthen në vëmendje tensionet që ndodhin edhe në ambientet e punës e privatë, që përfundon në tragjedi për motive të dobëta.

Vrasja në Berat, sherr për një kalë

Në lagjen e Kalasë së Beratit, rreth orës 15:10 të së martës, u shënua një vrasje me thikë ku viktimë u bë 42-vjeçari Skënder Hoxha, nga 63-vjeçari Kristo Mema, banues në Berat.
Shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një kalë që autori e shfrytëzonte për t’u ofruar xhiro turistëve në zonën turistike të Kalasë së Beratit. Për këtë, viktima ishte në zonë si vizitor dhe u përfshi në përplasje fizike që përfundoi tragjikisht.
Autoritetet zbuluan se 63-vjeçari Mema ka precedentë penalë në Greqi për vrasje me thikë. Ai ndodhet në arrati, ndërsa policia është vënë në ndjekje për kapjen e tij.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA E KUFIRIT NGA LITUANIA/ Presidenti bjellorus: Është një vendim i çmendur
Previous article VDEKJA E DORIANA HAKËS/ Pas 11 vitesh prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

s.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT