Në lagjen “Rus” në Shkodër mësohet se një automjeti, tipi “Fuoristradë” i është vënë tritol. Ende nuk dihet autori dhe policia mësohet se ka mbërritur në vendngjarje. Ndërkohë që raportohet se ka 3 persona të plagosur, këta të fundit janë dërguar në spital me urgjencë. Gjithashtu ka dëme të shumta materiale përfshirë këtu katin e parë të një biznesi, konkretisht një parukeri dhe një dentist. Mësohet se mjeti ishte i parkuar para kësaj ndërtese.
Tek kati i dytë i kësaj ndërtese është shoqata e pakicave serbe. Megjithatë ende nuk dihet se ku është vendosur ekzaktësisht eksplozivi.
vijon…
/AlpeNews.al/




