• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITET SARANDA/ Burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari
Home
Breaking News

TRONDITET SARANDA/ Burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari

6 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një krim i rëndë në familje dhe i dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol të Sarandës. Burri, pas një grindjeje të çastit, ka vrarë më sëpatë bashkëshorten e tij në banesë.
Por pak çaste më pas, gjatë konfliktimit edhe me të birin 40-vjeçar, njoftohet se ky i fundit e shtyu nga shkallët, teksa edhe i moshuari gjeti vdekjen minuta më pas nga lëndimet e marra.

Ngjarja e rëndë sipas njoftimit paraprak të policisë vendore, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (6 Gusht), në fshatin Shalës. Policia sqaroi se autori-viktimë, Hysen Islamaj, është 69 vjeç, kurse gruaja e tij që humbi jetën, Shano Islamaj, 66 vjeçe. Burime zyrtare thanë se kanë nisur edhe hetimet e menjëhershme dhe po kryen procedurat paraprake.Gjithashtu u bë edhe prangosja e autorit të dyshuar, djalit të viktimave, Klementin Islamaj, 40 vjeç, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia.

Hetimeve iu bashkangjit edhe Prokuroria vendore, teksa mbeten ende aktive dhe në proces verifikimi dhe marrje dëshmish e provash. Mësohet se çifti i të moshuarve që mbeti viktimë e krimit në familje, kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. I dyshuari pas arrestimit po merret në pyetje dhe prokuroria do klasifikojë më tej edhe veprën penale, nëse do e ngrejë akuzën për vrasje me dashje apo në rrethana aksidentale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! I riu qarkullonte me armë, drogë dhe…
Previous article "BËNI KUJDES ME..."/ Horoskopi për ditën e sotme, 6 gusht 2024

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT