Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq. Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në fshatin Zemblak. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci. BalkanWeb mëson se burri pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka hedhur atë në një gropë të ujërave të zeza. Policia është vënë në ndjekje të autorit.


