Lushnja është tronditur nga një shpërthim me tritol gjatë natës. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen ‘18 tetori’. ‘BalkanWeb’ mëson se lënda plasëse ishte vendosur në mjetin tip ‘Fiat’ me targa AA411 GP.
Nga shpërthimi përveç ‘Fiat’-it, që ishte objektivi, është dëmtuar edhe një tjetër mjet që ndodhej i parkuar aty pranë, një ‘BMW’ me targa AA823TC. Po ashtu bëhet e ditur se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe motivet. Pritet që policia të sqarojë ngjarjen dhe të bëjë të mundur identifikimin e autorit/ve dhe arrestimin e tyre.


