Një baba pakistanez është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare në Itali pasi ajo refuzoi të martohej me një person që e kishte zgjedhur për atë. Shabbir Abbas u arrestua në fshatin e tij në provincën lindore Punjab, në Pakistan javën e kaluar pas një urdhri të lëshuar nga autoritetet italiane.
Para zhdukjes, vajza 18-vjeçare i tha të dashurit të saj në Itali, i cili gjithashtu është me origjinë pakistaneze, se prindërit e saj donin ta martonin me një burrë të moshuar në vendlindjen e tyre, në Pakistan, por ajo nuk pranonte



