• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE/ Vrau dhe copëtoi të dashurën e tij studente, ja me sa vite burg dënohet historiani i njohur
Home
Jetë

TRONDITËSE/ Vrau dhe copëtoi të dashurën e tij studente, ja me sa vite burg dënohet historiani i njohur

27 December, 2020 s.autor Jetë

Një profesor historie, i cili ka pranuar se ka vrarë dhe më pas copëtuar partneren e tij studente, është dënuar me 12 vite e gjysmë burg.

Oleg Sokolov, 63 vjeç, ekspert në luftërat e Napoleonike, pranoi fajësinë për vrasjen e Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe.

Ai u gjet në nëntor të vitit të kaluar i dehur pranë një lumi. Me vete kishte krahët e këputura të 24-vjeçares, të cilat i kishte futur në një çantë.

Aktivistët për të drejtat e grave kanë denoncuar rastin dhe indiferencën e shtetit për ngacmimet dhe dhunën në familje.

 

 

Ndërkohë në një peticion online i firmosur nga 7500 persona akuzohej Universiteti Shtetëror i Saint Petersburg për injorimin e ankesave nga studentët kundër profesorit.

Solokov ka pranuar se e ka qëlluar 4 herë të renë dhe më pas ia preu pjesët e trupit me një hanxhar dhe thikë kuzhine. Pjesa më e madhe e trupit të pajetë të së resë u gjet në apartamentin e Solokovit.

Sipas mediave, ai po planifikonte të vriste veten duke u veshur si Napoleoni. Ndërkohë e reja ishte nga një zonë tjetër e Rusisë dhe kishte shkuar në St. Petersburg për të studiuar.

Përveçse jetonin së bashku prej tre vitesh, studentja dhe profesori punuan edhe për disa kërkime shkencore mbi Napoleonin.

Akademiku, dikur i respektuar, ka pranuar se jeta e tij u shkatërrua pasi kaloi disa vite në burg në kohën e regjimit komunist.

“Ai e qëlloi atë, pastaj u përpoq ta mbyste, por ajo tregoi shenja jete dhe kështu që ai e qëlloi sërish”, tha gjyqtarja Julia Maksimenko, para se të jepej vendimi.

Ai e vrau të dashurën e tij duke e qëlluar katër herë me një armë të periudhës Sovjetike, një TOZ-17, e stilizuar si një armë e kalorësisë së shekullit të 19-të.

Pasi e masakroi, ai ftoi edhe miqtë e tij në shtëpi duke festuar, me trupin e vajzës së fshehur. Ai u arrestua në tentativë për të hedhur trupin e vajzës në lumin Moika.

Sipas raportimit të mediave, historiani u bë agresiv pasi po dyshonte se 24-vjeçarja po e mashtronte, kur ajo i tha se do të shkonte në ditëlindjen e një shoku të saj.

Ai pretendoi se vajza kishte “fyer” fëmijët e tij nga një marrëdhënie e mëparshme dhe më pas nisi ta sulmonte atë, por gjykatësi mohoi që vajza të paraqiste kërcënim.

Më herët, Sokolov shprehu pendesën e tij: “Unë dua të shpreh pendim të thellë për atë që kam bërë. Unë duhet të marrë dënimin e merituar për krimin që kam bërë”, tha ai.

Ndër të tjera, historiani tha se Anastasia ishte e dashura e jetës së tij dhe nëse nëna e saj do të ishte në gjykatë, ai do të përulej në gjunjë para saj dhe do ta lejonte atë që ta godiste, por ajo nuk pranoi të merrte pjesë në gjyq për shkak të provave tronditëse.

Akademiku kriminel, tashmë pas hekurave, kishte marrëdhënie me të paktën edhe dy studente të tjera, të cilat dëshmuan duke thënë për të se kishte një “temperament ekstrem”.

Gjykatësi tha se trupi i viktimës u identifikua nga babai i saj Oleg Yeschenko.foto galeri foto galeri foto galeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINDËRTIMI/ Rama: Rikthimi në shtëpitë e reja vijon çdo ditë për të gjithë të prekurit nga tërmeti
Previous article ULEN TEMPERATURAT/ Dëbora zbardh veriun e Shqipërisë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT