Fotoja e një nëne dhe vajzës së saj që vdiqën nga etja dhe uria në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë dhe Libisë po bën xhiron e botës.
Fotoja është shkrepur ditët e fundit nga një gazetar libian dhe më pas u shpërnda nga Organizata të ndryshme joqeveritare. Në pamjet tragjike, nënë e bijë shtrihen të pajeta pranë njëra-tjerës në rërën e nxehtë, me trupat e tyre të djegur nga dielli.
“Në dunat mbytëse, ëndrrat e tyre takuan fundin: dashuria e një nëne, ëndrra e parealizuar e një vajze të vogël”, shkruan në Twitter aktivistët e Refugjatëve në Libi.
“Kufiri midis Tunizisë dhe Libisë është një pellg ujëmbledhës steril por megjithatë i rrëmbyer nga politikanët perëndimorë. Aty ku ëndrrat thyhen dhe humanizmi sfidohet”.



