• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE NË ITALI/ Babai vret të birin 7-vjeçar dhe i fsheh trupin në dollap, pas tij tentoi të…
Home
Jetë

TRONDITËSE NË ITALI/ Babai vret të birin 7-vjeçar dhe i fsheh trupin në dollap, pas tij tentoi të…

4 January, 2022 s.autor Jetë

40-vjeçari Davide Paitoni, i cili ishte me arrest shtëpie, festoi natën e ndërrimit të viteve me djalin e tij të mitur Daniele, 7 vjeç. Paitoni ishte në prag divorci me gruan e tij, ai vuante dënimin pasi theri me thikë pas shpine një koleg në fund të nëntorit. Megjithatë, krahas dënimit të tij, vogëlushi e kaloi natën e ndërrimit të viteve pranë të atit, ku gjeti edhe vdekjen tragjike.

Daniele i vogël u gjet në dollapin e shtëpisë së babait të tij të arratisur, i vrarë me thikë. Në trupin e tij u gjend një shënim i cili thoshte: ‘E kam lënduar Danielen, mos shiko në dollap’. Pas masakrës, autori niset drejt së ëmës së fëmijës e cila siç u theksua, ishin në prag divorci. Paitoni ishte nisur drejt ‘Gazzada Schianno’, me të njëjtin qëllim, të vriste bashkëshorten e tij. Ajo mori goditje të shumta në fytyrë, bark e shpinë, por falë ndërhyrjes së autoriteteve gruaja u shtrua në spitalin më të afërt jashtë rreziku për jetën. Në momentin që autoritetet zbuluan se me çfarë qëllimesh ishte nisur 40- vjeçari, filluan të investigonin për Danielen dhe kapjen e autorit.

Kërkimet për gjetjen e Paitonit, i cili u arratis menjëherë pasi tentoi të vriste gruan e tij, vazhduan gjatë gjithë natës. Davide Paitoni u arrestua mëngjesin e së dielës (3 janarit) në Viggiu teksa po përpiqej trë arratisej drejt Zvicrës me automjetin e tij tip ‘Golf’. 40-vjeçari ka tentuar t’i arratiset ushtarakëve, duke përplasur makinën e policëve si dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt një pylli. Pikërisht në zonën e pyllëzuar të Colle San’Elia, Paitone u ndalua, ndërsa ai ishte ende i armatosur me thikë. Dyshohet se ka qenë e njëjta armë e ftohtë që ka përdorur për të vrarë djalin e tij dhe plagosur gruan e tij.

Daniele ishte me të atin për të kaluar Vitin e Ri, hetimet e para mjeko-ligjore konfirmuan se vrasja daton në pasditen e 1 janarit, përpara se ai të dilte nga shtëpia për të shkuar të godiste me thikë ish-gruan e tij, duke u shtyrë për ta takuar me justifikimin të kthimit të fëmijës. Urdhri i arrestit është dhënë në prani të pistave “shumë të rënda” të tij, lidhur me rrezikun e arratisjes dhe rrezikun e subjektit, i cili kishte një dozë kokaine në makinë dhe ende ecte i armatosur me thikë. Në përfundim të formaliteteve, Paitoni do të transferohet në burgun e Vareses./Italy24news

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQETËSOHET" DONALDI ME BEATRIXIN/ Në shtëpinë e "BBVIP" kërkohet një test shtatzënie…
Previous article COVID-19/ Rreth 12 mijë gjermanë ngrihen në protesta në 20 qytete, kundërshtojnë masat

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT