Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.
Mediat Helene shkruajnë se një vajzë, ka denoncuar në polici, abuzimin seksual që i ka bërë xhaxhai për plot 6 vite.
Kur ajo ishte 9 vjeçe, prindërit e vajzës u divorcuan dhe për të kujdesej e gjyshja. Nga ajo kohë, derisa mbushi 15 vjeçe, xhaxhai i saj abuzoi vazhdimisht me të.
Tashmë, 17-vjeçare, e reja gjeti forcën dhe guximin që rastin ta denonconte në polici.
Menjëherë pas denoncimit të saj, Policia ka mundur të arrestojë xhaxhain e vajzës, i identifikuar si një 50-vjeçar.
Ai akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture, e pritet të dënohet nga një gjykatë e Greqisë.