Një person, i cili i ka prerë kokën një mësuesi në mes të Parisit, është qëlluar për vdekje nga policia.
Mediat e huaja bëjnë me dije se autori i dyshuar i ka prerë kokën me thikë një mësuesi, pasi ky i fundit në shkollë i kishte treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed.
Ky veprim ka tërbuar prindërin e një nxënësi, i cili i ka prerë mësuesit kokën në mes të rrugës.
Autori i paidentifikuar pas aktit makabër ka tentuar të largohet nga vendngjarja, policia dyshonte se kishte një jelek shpërthyes dhe ka qëlluar autorin e dyshuar për vdekje.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se janë dëgjuar me shumë se 10- të shtëna.



