Spiunët kanë zbuluar të dhëna tronditëse për menaxhimin e Covidit në Korenë e Veriut, një prej shteteve që i ka habitur të gjithë me shifrat e ulëta të të infektuarve. Ata thanë diktatori Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e të paktën dy personave, ka ndaluar peshkimin dhe ka mbyllur kryeqytetin Pyongyang pas përpjekjeve për tu mbrojtur nga Covidi dhe dëmtimi ekonomik.
Qeveria e Kim urdhëroi diplomatët jashtë shtetit të përmbahen nga çdo veprim që mund të provokojë Shtetet e Bashkuara sepse është i shqetësuar për qasjen e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndaj Koresë së Veriut.
Një nga ligjvënësit, Ha Tae-keung, tha se Kim po shfaqte “zemërim të tepruar” dhe po merr “masa irracionale” mbi pandeminë dhe ndikimin e saj ekonomik.
Sipas tij, Kim ka urdhëruar ekzekutimin e një personi që këmbën paratë pasi e cilësonte si përgjegjës për rënien e kursit të këmbimit. Gjithashtu ka urdhëruar vrasjen e një tjetër zyrtari për shkeljen e rregullave që kufizonin mallrat e sjella nga jashtë vendit.
Koreja e Veriut gjithashtu ka ndaluar peshkimin dhe prodhimin e kripës në det për të parandaluar infektimin e ujit të detit me virusin.