• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trondit polici zvicerian: Ja pse i spiunova tatimorët gjermanë
Home
Europë

Trondit polici zvicerian: Ja pse i spiunova tatimorët gjermanë

27 October, 2017 Redaktor2 Europë

Një polic zviceran në pension ka pranuar se ka spiunuar zyrtarët tatimorë gjermanë, të cilët po hetonin sistemin bankar sekret të Zvicrës. Daniel Moser, 54 vjeç, tha se ai veproi nga patriotizmi, dashuria për aventura, arsye fitimprurëse dhe indinjata që Gjermania po përpiqej t’i ekspozonte sekretet kombëtare. Moser u arrestua në Frankfurt, në prill, pasi misioni i tij u ekspozua nga Werner Mauss, i njohur si James Bond gjerman. Në vitin 2015, Moser raportohet se i ka kaluar një CD me të dhëna bankare një kontakti gjerman, i cili në fakt kishte punuar për Mauss. Të dhënat ishin të gabuara, por Mauss e raportoi shkëmbimin në UBS, që më pas ua kaloi autoriteteve zvicerane, të cilat e arrestuan Moserin për spiunazh industrial dhe shkelje të sekretit bankar. Duke u marrë në pyetje në Zvicër, ai me sa duket u tha autoriteteve se ishte punësuar nga shërbimi i tyre sekret për të mbledhur informacion mbi tre zyrtarë tatimorë gjermanë.

Qeveria zvicerane shpresonte të ngrinte një çështje ligjore kundër tre zyrtarëve për marrjen në mënyrë të paligjshme të të dhënave bankare, e cila është e mbrojtur sipas ligjeve të sekretit të vendit. Moser u lirua nga autoritetet zvicerane, por një kopje e kasetës së tij të marrjes në pyetje ra në duart e Mauss, i cili ua dorëzoi autoriteteve gjermane.

Kur Moser bëri një vizitë në Frankfurt, në prill të këtij viti, ai u arrestua përsëri. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij në gjykatën eprore rajonale të Frankfurtit, Moser emërtoi ata që i kishin dhënë punën e spiunazhit zviceran dhe tha se ishte paguar 28,000 euro në periudhën 2011- 2013 për këtë punë.

Ai mohoi se vepronte me qëllime kriminale dhe tha se thjesht kërkoi të zbulonte sjellje kriminale nga ana e zyrtarëve tatimorë gjermanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hashim Thaçi për "Der Standard”/ Shtetësia shqiptare për kosovarët nuk krijon "Shqipërinë e Madhe"
Previous article 10 golat më të bukur të historisë së Kupës së Botës (Video)

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT