• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDIT ME PARALAJMËRIMIN/ Bill Gates: Pandemia e lisë është “sulmi terrorist” i radhës
Home
Nderkombetare

TRONDIT ME PARALAJMËRIMIN/ Bill Gates: Pandemia e lisë është “sulmi terrorist” i radhës

5 November, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Themuesi miliarder i Microsoft Bill Gates i ka bërë thirrje dje qeverive të japin miliarda dollarë për “kërkime në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe të bio-terrorizmit”.

Në një intervistë në Britani me analistët e grupit ‘Policy Exchange’ ai tha se bota duhet të përgatitet për “sulme terrori me virusin e lisë” dhe kërkoi krijimin e “task-forcës së pandemive brenda OBSH me një fond prej 1 miliardë dollarë.”

E përditshmja Daily Mail shkruante se Gates mbajti fjalën e tij në forumin e drejtuar nga ish-ministri britanik i shëndetësisë Jeremy Hunt.

Gates shtoi se diçka e tillë do të sillte “edhe inovacione të tjera si zhdukja e gripit dhe të ftohtit të zakonshëm”.

Gates tha: “Shpresoj që brenda pesë viteve të botoj librin me titull ‘A jemi gati për pandeminë e radhës’, por dicka e tille do të nevojisë miliarda dollarë fonde”.

“Rreth 1 miliardë dollarë në vit nevojiten për task-forcës e pandemisë së OBSH, e cila do të bëjë mbikqyrjen dhe ato që unë quaj ‘lojrat e mikrobeve’”.

Gates sugjeroi se ‘lojrat e mikrobeve’ përfshijnë përgatitje për akte bioterrorizmi siç janë sulmet me virusin e lisë në aeroporte, sipas tij, të ngjashme me ‘lojrat e luftës’ biologjike të cilat kryhen për stërvitje nga ushtritë në të gjithë botën.

Ai vazhdoi: “Ju thoni OK, po sikur një bioterrorist të lëshojë virusin e lisë në 10 aeroporte? Si do të përgjigjej bota ndaj kësaj? Sigurisht që ka epidemi që ndodhin natyralisht dhe epidemi të shkaktuara nga bioterrorizmi, që mund të jenë shumë më keq nga ato që kemi parë deri më sot”.

Por megjithë parashikimet e kobshme të njeriut të katërt më të pasur të botës, në fund ai mori tone optimiste duke thënë se do të ketë inovacione madhore mjekësore nëse lirohen fondet për parandalimin e pandemisë.

Gates, i cili ka themeluar Microsoft bashkë me tashmë të ndjerin Paul Allen në 1975, foli dhe në samitin e klimës COP26 kësaj jave në Glasgow të Skocisë.

Atje ai tha se bota me shumë gjasa nuk do të arrijë objektivin e uljes së temperaturës me 1.5°C sipas marrëveshjes së klimës së Parisit, por vlerësoi përpjekjet e tranzicionit drejt energjisë së gjelbër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARTA E GJYQËSORIT/ Ngrihen dy grupe pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe në KLGJ
Previous article "Foltorja" nuk mund ta sjellë kurrë PD-në në pushtet

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT