• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDIT ME DEKLARATËN/ Alfred Cako: Në Shqipëri gëlojnë magjistarët dhe grupet satanike, merren me…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRONDIT ME DEKLARATËN/ Alfred Cako: Në Shqipëri gëlojnë magjistarët dhe grupet satanike, merren me…

3 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, në trupin e së cilës u gjetën shenja të pashpjegueshme, ka vendosur në pikëpyetje veprimtarinë e shumë sekteve fetare, në vendin tonë.

Sipas të dhënave paraprake, ekspertiza shpjegon se vdekja është shkaktuar nga tromboza. Megjithatë, ngrihen dyshime se e reja ishte pjesë e një riti okult dhe mund të jetë bërë pjesë e një rituali sakrifice.

Por, ky nuk është rasti i vetëm në vendin tonë. Gazetarja Anila Hoxha raportoi mbrëmë, në emisionin “Open” se një i ri është gjetur i vdekur në pyll dhe trupi i tij ishte në pozicionin e lutjes.

Teologu, Miron Çako, i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live” ngre alarmin për sektet fetare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë:

“Në Shqipëri gëlojnë magjistarët. Manipulojnë njerëzit, shpërndajnë nuska, ujëra, elementë që sipas tyre transportojnë energji. Në këtë rast, kemi magji të zezë dhe kryhet nga grupe satanike. Madje, kemi lilteraturë që del hapur, në librari ka literaturë që flet si bëhet magjike”.

Sipas teologut, këta persona besojnë vërtetë se “Djalli vërtet ekziston, besojnë se merren me të”.

Ai thotë se shumë të rinj kanë hyrë në këto grupe, nga ku është e vështirë të dalin: “Shumë fëmijë, adoleshentë, kanë hyrë në këto grupe nga kurioziteti për të mësuar të vërtetën, por më pas manipulohen. Këto grupe i çojnë hap pas hapi drejt një rituali vetëflijimi apo flijimi. Ka shumë grupe satanësh dhe magjistarësh”.

Më tej shton se “vendet ku ka lutje të fshehta, grupime të fshehta, ato duhen parë”, ndërkohë që kujton shprehjen: “Mos u ngatërro me Djallin! Po hyre në folenë e Djallit, humbet”, duke iu referuar rastit konkret të Evgjeni Baxhos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHUHET PIRRO MANI/ Mevlan Shanaj: Një prej krijuesve të portretit të kombit...
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT