Janë të shumtë shqiptarët që na kanë bërë krenarë duke triumfuar e rrëmbyer çmime kudo në botë, por listës së fitimtarëve i shtohet së fundmi edhe Ines Neziri. Shqiptarja ka rrëmbyer një natë më parë çmimin e madh të Festivalit Ndërkombëtar “Dreri i Artë” 2018, që mbahet në Brosov të Rumanisë, me këngën rumune “Jap jetën për dashurinë”. Trofeu iu dorëzua nga Luminica Dobresku, fituesja e parë i këtij festivali.
Ajo mori pjesë në garën “Gjeniu i Vogël 5” dhe fitoi çmimin e parë. Ndërsa në moshën 17 vjeçare arrin të rrëmbejë një çmim kaq të rëndësishëm siç është “Dreri i Artë”. Më herët ajo ka mundur të renditet e para edhe në një tjetër festival ndërkombëtar në Rumani, si “Golden Stag”.
Mediat rumune i kanë kushtuar vëmendje shqiptares duke e vlerësuar jo vetëm për vokalin por edhe mënyrën e interpretimit në skenë.
Për çmimin 25 mijë eush, vetë Ines ka deklaruar: “Deri më tani ky çmim është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”
Kujtojmë që për të rrëmbyer këtë çmim, vite më parë ka konkuruar edhe një emër i njohur i muzikës shqiptare, Ardit Gjebrea.