• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Home
Shqipëri
Kategoria Superiore

TRIUMFOJNË BINDSHËM/ "Demat" mposhtin Teutën dhe prekin titullin

17 March, 2019 Delo.autor Futboll, Kategoria Superiore, Sport

Partizani arriti të fitonte me shifrat 3-0, sfidën e javës së 25-të, në shtëpi ndaj Teutës. Pas humbjes së Kukësit ndaj Skënderbeut, “demat” arritën të vendosnin një dorë tek titulli, pas kësaj fitoreje.
Gjithçka u vendos shumë shpejt dhe me lehtësi për ekipin e Gegës, që në pjesën e parë. Ishte mesfushori Bruno Telushi, që me një të djathtë të fuqishme nga goditja e dënimit, zhbllokoi shifrat që në minutën e katërt.
Më pas loja u duk e qetë, deri në minutën e 32-të, kur Asani përfitoi nga një top i kthyer gabim nga Avdyli, dhe me një vrapim të shpejtë, arriti të futej në zonë, ku Kallaku i shkaktoi penallti. Nga 11 metra largësi, nuk gaboi Ardit Hila, i rikthyer në këtë sfidë.
Ekipi i Gegës humbi në pjesën e dytë Telushin, për një dëmtim, por gjithsesi, arriti të menaxhonte fitoren. Në minutën e 90, golin e gjeti edhe Ardit Hila, teksa Teuta ishte hedhur në sulm. Nga ana tjetër, ekipi i Shkëmbit u duk i pafuqishëm për të reaguar, dhe nuk mundi të bënte asgjë për të marrë të paktën një barazim.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 53 pikëve, në vendin e parë, plot 9 më shumë se Kukësi, dhe tashmë shpresat për t’u shpallur kampion rriten akoma më shumë. Teuta mbetet në vendin e tretë, me 40 pikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LAJMIT TË FEJESËS/ Morena Taraku merr unazën marramendëse nga partneri (FOTO)
Previous article PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Klopp: Ne kërkojmë perfeksionin, por është e...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi Futboll

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C Futboll

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool Futboll

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT