• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRIUMFI NE MITINGUN E STAMBOLLIT/ Nuk është “Liza në botën e çudirave”. Eshtë Luiza Gega…
Home
Kombëtarja
Albanian Stars

TRIUMFI NE MITINGUN E STAMBOLLIT/ Nuk është “Liza në botën e çudirave”. Eshtë Luiza Gega…

18 February, 2018 F.autor Aktualitet, Albanian Stars, Ekskluzive, Sociale

Nuk kanë qenë të shumta rastet kur sportistët shqiptarë kanë arritur rezultate të larta në evente sportive të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar nga ballkaniadat, kampionatet europiane e botërorë e deri tek mitingjet e ndryshme nderkombëtare të nivelit të lartë dhe Lojrat Olimpike. Megjithese me kushte jo gjithnje optimale stervitje e trajtimi dhe pa ndonje statis special per sportistet elitare ne kete çerek shekulli të fundit, talentet tona gjithësesi duket se ia kanë dalë të triumfojnë midis çdo veshtirësie. Duke shenuar emrin ne majat e sporteve ku garojne dhe duke na bere krenare teksa ngrejne lart flamurin kuqezi.

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj kanë rrëmbyer një tjetër trofe ditën e djeshme.

Ata kanë dalë triumfues në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3000 metrave në turneun e sallave të mbyllura që u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, duke e kaluar e para finishin me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Atletja shqiptare e distancave të mesme rrëmbeu medaljen e artë në këtë disiplinë, ku shfaqi supermacinë ndaj rivaleve të saj.

Ky është një tjetër sukses i madh i arritur nga atletja shqiptare në turneun ballkanik “Istanbul Indoor”, teksa një vit më parë në të njëjtin turne rrëmbeu medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.


Luiza Gega lindi më 5 nëntor 1988. Atletja shtavogël, ka ditur te kombinoje si rrallekush, talentin e lindur me stervitjen si nje profesioniste e vertete, me nje regjimin e jashtezakonshem dhe me nje vullnet prej kampioneje te madhe.

Ajo mban rekordet tona kombëtare në vrapimin 800, 1500 dhe 3000 metra. Me siguri që ajo do ti përmirësojë sërisht rezultatet e saj të jashtëzakonshme, pasi ndodhet në kulmin e formës dhe pjekurisë së dhe të ciklit sportiv për rezultatet e niveleve të larta. Rekorde keto që me siguri do të duhen shume e shume vite tjera për tu thyer nga sportistet e reja pasaardhëse.

Arritjet:

Kampionati Europian Paris 2011 në 800 metra ka rezultatin 2:08:34 sekonda;

Kampionati Botëror Koreja 2011 në 800 m, vendi 20 me rezultatin 2:03”11 sekonda;

Kampionati Ballkanik (Indoor) Stamboll, në 1500 m, vendi parë, medalje ari, me rezultatin 4:10:75 sekonda.

Luiza Gega është një ndër modelet më të mira te suksesit ne sport, shembull per tu ndjekur nga të rinjtë e tjerë shqiptarë, sesi mund të arrish sukses e të pushtosh majat e botës, me shumë pune, mund e talent. Ajo ka pasuruar si rrallëkush historinë e altetikës shqiptare për femra, duke e ngritur stekën në lartësi që nuk besohet se do të tejkalohen shpejt nga atletet tona të tjera në të ardhmen. Shqipëria e vogël duhet ti jetë mirënjohëse që na është bërë një ambasadore e vyer e imazhit tonë në botën e sportit.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paul Pogba në shitje, kush do e zëvendësojë?
Previous article Atletico Madrid i bëhet ‘ferrë’ Barcelonës

F.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT