• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI TEK “VASIL SHANTO”/ Zbardhen detajet: Kush është Arben Bardhi dhe motivet e tentativës së përsëritur
Home
Breaking News

TRITOLI TEK “VASIL SHANTO”/ Zbardhen detajet: Kush është Arben Bardhi dhe motivet e tentativës së përsëritur

1 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arben Bardhi është autori i arrestuar sot për vendosjen e tritolit në zonën e “Vasil Shantos” në banesën e shtetasit Vasil Stavro.

Sipas policisë Arben Bardhi i arrestuar sot  dyshohet se ka patur një konflikt të vjetër me pronarin e banesës.

Bardhi dyshohet se i ka vendosur eksploziv Vasil Stavros edhe në vitin 2015. Sipas informacioneve Stavro ka blerë banesën e Arben Bardhit, pasi këtij të fundit ia kishte sekuestruar banka.

“Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet filmike të një kamere të sigurisë në zonë. Njëra prej tyre fokusonte nga vendi i ngjarjes dhe ka shpresa të japë të dhëna të vlefshme në lidhje me autorët.

Nga hetimet paraprake dyshohet se motiv i ngjarjes është një konflikt pronësie për pallatin në ndërtim. Sipas burimeve, kjo ndërtesë ka qenë në pronësi të shtetasit Arben Bardhi, deri në momentin që një bankë e nivelit të dytë ia ka konfiskuar për mosshlyerje detyrimesh të një kontrate të mëparshme. Pas konfiskimit nga pronari i parë, prona ishte blerë nga shtetasi Vasil Stavro”, thuhet në lajmin e publikuar nga Panorama në vitin 2015.

Ngjarja e vitit 2015

Një shpërthim i fuqishëm tritoli në një pallat në ndërtim ka tronditur zonën pranë kryqëzimit “Vasil Shanto” mbrëmë në Tiranë. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndonëse ka ndodhur në një zonë nga më të populluarat në kryeqytet.

Pista kryesore në të cilën po heton policia për motivin e ngjarjes, është ajo e një konflikti pronësie. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 në rrugën “Bledar Shtylla”, vetëm 10 metra pasi kjo rrugë degëzohet nga bulevardi “Bajram Curri”. Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur pranë njërës prej shtyllave të betonit të një pallati në ndërtim nga persona të paidentifikuar.

Nga fuqia shpërthyese e lëndës janë dëmtuar tri automjete, që gjendeshin të parkuara pranë trotuarit ku ndodhi shpërthimi. Vala e presionit ka dëmtuar edhe disa xhama të kateve të para të bizneseve në të njëjtën rrugë. Pas sinjalizimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Komisariatit Nr.2 dhe njësia antieksploziv.

Punonjësit e Policisë kanë krijuar një perimetër sigurie për shkakun e të cilit u bllokua përkohësisht edhe qarkullimi i automjeteve në krahun e bulevardit “Bajram Curri”. Ekspertët kriminalistë kanë kryer një këqyrje të imët të vendit të shpërthimit për të mbledhur çdo provë, që mund të çojë në zbardhjen e mekanizmit të shpërthimit apo autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet filmike të një kamere të sigurisë në zonë. Njëra prej tyre fokusonte nga vendi i ngjarjes dhe ka shpresa të japë të dhëna të vlefshme në lidhje me autorët.

Nga hetimet paraprake dyshohet se motiv i ngjarjes është një konflikt pronësie për pallatin në ndërtim.

Sipas burimeve, kjo ndërtesë ka qenë në pronësi të shtetasit Arben Bardhi, deri në momentin që një bankë e nivelit të dytë ia ka konfiskuar për mosshlyerje detyrimesh të një kontrate të mëparshme. Pas konfiskimit nga pronari i parë, prona ishte blerë nga shtetasi Vasil Stavro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERIORE/ Derbi: Ja si do të rreshtohen Tirana dhe Partizani (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article PARA NDESHJES DERBI/ Tifozët e Partizanit “provokojnë” me balonën e kuq, “çmenden” bardheblutë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT