Mbrëmjen e sotme Gjirokastra është tronditur nga shpërthimi I tritolit. Ngjarja ndodhi në banesën e një biznesmeni, në vilën e tij tre katëshe që fatmirësisht pati vetëm dëme familjare.
“Fenomen” në dukje I harruar, mbremja e sotme risolli në kujtesë rastet ku biznesmenët janë “goditur” për shkak të punëve të tyre, e realisht rastet nuk janë të pakta.
Lajmi I mirë është, se nuk ka pasur bilanc viktimash, por vetëm tentativë trembjeje.
Çfarë ndodhi sot:
Kleo Bello
Një shpërthim i fuqishëm në garazhin e një vile trekatëshe, ka alarmuar banorët e lagjes Granicë e Sipërme në Gjirokastër.
Nga shpërthimi në pronën e Kleo Bellos, i cili njihet edhe si Ndërtim Muxhaj, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm materiale.
Tritol banesës së pronarit të televizionit në Pogradec
Një banesë në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit është tronditur nga një shpërthim tritoli në mesnatë.
Banesa është në pronësi të Bajram Fejzollari, pronar i ‘Tv sot 7’ në Pogradec. Po ashtu në ai zotëron disa lokale në Korçë dhe në Pogradec.
Biznesmenit Alushi i vendosin tritol në makinë
Agron Alushit makina e tij shpërtheu në ecje, pasi u aktivizua në mënyrë të telekomanduar një sasi lënde eksplozive e llojit tritol.
Biznesmenit të ndërtimit në Tiranë i vendosit tritol në bagazhin e makinës
Një makinë ka shpërthyer pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi. Makina është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi, të quajtur Armando Ceka.
Lënda plasëse ishte vendosur në bagazhin e makinës tip Volvo. Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët dhe mësohet se është dëgjuar deri në zonën e Medresesë.
Biznesmenit të ndërtimit në Vlorë i vendosin tritol tek makina luksoze
Mjë sasi e madhe tritoli iu vu makinës luksoze të biznesmenit të ndërtimit, duke i shkaterruar automjeti “Audi Q7”.
Automjeti tip “Audi Q7” me targa AA 008 RX, u dëmtua në pjesën e motorit dhe është përfshirë nga flakët. Ndërsa dy automjetet e tjera që kanë qenë parkuar pranë kësaj makine, kanë marrë dëmtime gjithashtu. Pronari i mjetit, 38-vjeçari Shehu, me origjinë nga Gjirokastra, mësohet se është biznesmen në fushën e ndërtimit.
Fushë- Krujë, biznesmenit i vendosin tritol në dyqan pas mesanate
Nje sasi lenge plasese ka shperthyer ne dyqanin e nje biznesmeni nga Fushe Kruja. Ngjarja ndodhi ne bazamentin e murit të dyqanit të shtetasit E.Xh. 36 vjeç
Përgatiti: AlpeNews.al