• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË TIRANË/ Zbardhet dëshmia e pronarit të banesës: Nuk kam konflikte me askënd! Zona pa kamera…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI NË TIRANË/ Zbardhet dëshmia e pronarit të banesës: Nuk kam konflikte me askënd! Zona pa kamera…

23 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një sasi e madhe tritoli është vënë në banesën e një qytetari në Tiranë, ndërkohë që lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga vetë policia e kryeqytetit.

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se për fat nuk ka dëme në njerëz, por grupi hetimor kur ka nisur hetimet është shtangur kur ka marrë vesh se në fakt personi i shënjestruar nuk kishte të bënte fare me atë histori. Verifikimet e shumta që janë bërë për të zbardhur ngjarjen kanë bërë të mundur marrjen e dëshmisë së një sërë personash, të zotit të banesës, i cili ishte aty me qira, bashkë me familjen e vet si dhe fqinjët e tij.

Por policia kur ka mësuar se bëhet fjalë për një të ri që punon në ndërtim, atëherë ka nisur kërkimet për personin që rezulton të jetë edhe pronari i banesës. Nga dëshmitë e dhëna edhe nga fqinjët e të riut saktësohet personi nuk kishte probleme dhe se ishte familjarë i rregullt. Hetimet kanë shkuar më tej, ndërkohë gjithë zona është pa kamera sigurie dhe ka qenë e pamundur të haset ndonjë gjurmë e personit apo personave që kanë vënë lëndën plasëse.

POLICIA

Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë natës në verandën e banesës së marrë me qira të shtetasit të identifikuar si Demir Cara, në Tiranë. Burime bëjnë me dije se është hedhur rreth 30 gramë tritol. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, në afërsi të lumit.

Bëhet me dije se personi që kishte marrë me qira shtëpinë është punëtor ndërtimi dhe nuk ka precedent të mëparshëm kriminal. Dyshimet bien se shpërthimi mund të jetë në lidhje me pronarin e banesës. Ende e paqartë se si ka ndodhur e gjithë ngjarja pasi zona nuk ka as kamera sigurie. Sipas të dhënave në katin e parë jeton prej më shumë se një 1 viti familja e Demir Carës e ndërsa në katin e dytë nuk ka persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSI PËR VDEKJE AMERIKANIN/ U arratis drejt Shqipërisë? Policia greke vijon kërkimet për kapjen e 38-vjeçarit shqiptar
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Kapen duke grabitur banesat, arrestohen dy ‘skifterët’ shqiptarë në Gjermani, njëri prej tyre hidhet nga dritarja...

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT