Pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyshit të saj, ka reaguar Xhisiela Maloku. Ajo shprehet se lënda shpërthyese është vendosur nga Partia Demokratike e tani ndihet e kërcënuar si dhe do të pranojë mbrojtjen.
Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtëtën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ato dolën bllof. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Unë sdo largohem nga Shqipëria.


