Dalin detaje te reja nga shperthimi i tritolit ne oborrin e perbashket te baneses se dy vellezerve ne lagjen “Tre Herojt” ne Shkoder. Gazetari i “Panorama” ben me dije se shperthimi ndodhi ne oborrin e perbashket te vellezerve Paja.
Njeri prej tyre, konkretisht Fran Paja eshte me detyre shef i finances te drejtoria e Patentave ne Shkoder.
Ne deshmine e pare te dhene ne polici, fill pas ngjarjes, ai nuk ka mundur te jape shume detaje. “Nuk kam pasur konflikte me ndokend, nuk di se kush mund te kete qene dhe pse”- mesohet te kete thene ai.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, thuhet se me datë 06.01.2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt” Shkodër, në oborrin e përbashket të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.
Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


