• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË MAKINËN E LICIT/ Voltana Ademi: Jo politikë. Të flasë drejtësia, situata në Shkodër nuk është e qetë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI NË MAKINËN E LICIT/ Voltana Ademi: Jo politikë. Të flasë drejtësia, situata në Shkodër nuk është e qetë (VIDEO)

16 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se nuk duhet të flasim dhe të nxjerrim përfundime për ngjarjen përpara drejtësisë. Ademi theksoi se nuk është momenti për deklarata politike.

Prononcimi i plotë i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi
Unë u lajmërova nga media në fakt dhe erdha menjëherë, kam qenë afër, kalova para nja një ore këtu. Unë besoj se duhet ti lëmë vendin grupeve të punës, forcave të RENEA-s, që janë nisur për të bërë një vlerësim të saktë, të një verifikimi paraprak që policia ka bërë dhe pastaj në varësi të asaj që do të verifikohet duhet të bëhen hetimet e duhura duke bërë të mundur nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Shpresoj që të mos jetë dicka e tillë në emër të qytetit dhe sigurisë sonë, askush në qytetin tonë nuk do të ketë probleme kaq të rënda. Ti lëmë vendin forcave të policisë që të kryejnë detyrën, si qytetare, shtetare, si njeri që jeton cdo ditë këtu. Është e nevojshme që të gjithë të bëjmë detyrën për t’u gjetur e vërteta.

Nuk është dicka e re te Vllaznia, presionet dhe kërcënimet….
Mendoj që të gjithë të presim rezultatet pa shkuar në përfundime, sepse vetëm në atë rast mund të flasim dhe të nxjerrim problematikat nëse ka të tilla.

Keni marrë shqetësime ju gjatë kësaj kohe?
Nuk ka pasur, në këto kohë ka një ecuri pozitive të strukturës dhe menaxheriale dhe strukturës teknike, por për të mos hyrë në detaje duhet të presim punën e policisë. Nuk duhet të ngutemi për të shkuar drejt përfundimeve. Ajo na shqetëson është situata që në qytetin e Shkodrës nuk është e qetë. Për ngjarjet që ndodhin ditë pas dite.

Keni pasur kontakte me drejtues të lartë të policisë apo ministrin e Brendshëm për situatën e rendit?
Ne komunikojmë në vazhdimësi me drejtuesit e policisë në Shkodër. Edhe sot kam pasur një komunikim me drejtorin më informoi për punën që duhet të kryhet, të lëmë teknicienët të bëjnë punën e duhur në emër të ligjit dhe sigurisë në Shkodër.

Cfarë ndodh te Vllaznia, se nuk është hera e parë? Në fushën e stërvitjes janë nxjerrë armë ish-trajnerit Armando Cungu, ish-trajneri Agim Canaj është kapur për fyti te fusha e stërvitjes, Ernest Gjoka tentativë për ta therur dhe sot vijmë tek kjo ngjarje?
Sot nuk ka një problematikë Vllaznia ka një frymë pozitive. Sigurisht ngjarjet e kaluara kanë qenë të pa precedenta, qoftë policia apo vendimet që janë marrë nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjet dhe kjo peshon mbi drejtësinë mbi ata që duhet të kishin kryer punën e vet. Për rastin e sotëm të presim atë që duhet të vlerësojnë teknikisht asaj do të jemi këtu për të diskutuar. Nuk jemi në kuadër të një deklarate politike për sa kohë bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve dhe rendin.

Ju tremb kjo, sot është 101 vjetori i Vllaznisë, ndoshta edhe ironikisht…
Ne jetojmë në Shkodër cdo ditë, jemi njerëz të lirë, punojmë në mënyrë të ndershme, kjo është arma më e fuqishme që qyteti i Shkodrës ka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E KUPTOJ SI E KEMI BËRË"/ Klopp flet për shkëputjen në Premier League
Previous article E RËNDË NË ITALI/ Po ecte me biçikletë, shqiptarja humb jetën nga një aksident tragjik (EMRI+FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT