• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË MAKINË/ Kush janë efektivët e policisë që nuk i shpëtuan kërcënimeve (RASTET)
Home
Ekskluzive

TRITOLI NË MAKINË/ Kush janë efektivët e policisë që nuk i shpëtuan kërcënimeve (RASTET)

26 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mengjesin e kësaj të diele teksa një sasi tritoli i është vendosur makinës së një punonjëse policie në zonën e ish Kënetës në Durrës. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit. Makina tip ”Audi” ishte në pronësi të shtetases Oriola Buraku  punonjëse policie.(Personi që shihni në foton e meposhtme)

Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.Ende nuk dihet nëse punonjësja e policisë ka pasur konflikte familjare apo për shkak të detyrës që ushtronte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ka edhe raste të tjera kur makinave të efektivëve të policisë iu është vendosur një sasi eksploziv, por që fatmirësisht nuk ka patur jetë njerëzish por vetëm dëme materiale.

ALPEnews.al risjell disa prej tyre.

Ajo që vihet re është se ne asnjë rast nuk ka qenë atentat i mirëfilltë, duke qene se “shenjestra” e autorëve nuk është ndodhur asnjehere brenda makinës, duke e bërë që e gjithe ngjarja të quhet vetëm formë kërcënimi.t

Shkodër, hidhet në erë makina e policit

Një sasi tritoli u vendos në makinën e një polici në Shkodër. Sasia e eksplozivit shpërtheu në makinën e efektivit Agim Bushgjoka.Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit në momentin e shpërthimit. Agim Bushgjoka është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

Eksploziv makinës së inspektorit të policisë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke dëmtuar një automjet në pronësi të efektivit të Policisë kriminale, Pavlo Vuksani. Shpërthimi ka ndodhur pranë një automjeti tip fuoristradë “Hyndai” me targa italiane CJ 771 EM, i cili ishte parkuar në rrugën përpara shtëpisë së Vuksanit në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjet.

Hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar makina e policit në Tiranë 

Një makine i është vendosur eksploziv në Yzberisht.  Pronari i makinës ishte efektivi i policisë Julian Çikaj. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës në momentin që eksplozivi i telekomanduar ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit. Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të makinës dhe të banesës, pasi janë thyer xhamat e dritareve.

Shpërthen eksplozivi në makinën e policit.

Një efektivi të Komisariatit nr.3 të Tiranës i vendoset eksploziv në makinë. Ngjarja ndodhi  në zonën e Bathores në kryeqytet, ku banon familja e policit, Dilaver Shtrezi, 53 vjeç.Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin që ka ndodhur shpërthimi, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Ndërsa makina është dëmtuar plotësisht si pasojë e shpërthimit të tritolit.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-LUFTËTARI/ 2 gola për 2 minuta, "bardheblutë" të papërmbajtshëm (VIDEO)
Previous article E PABESUESHME NË SUPERIORE/ Lorenc Vila rihap sfidën ndaj "Ballshiotëve" me një super gol (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT