Pas tritolit që iu vendos mbrëmë, shtëpisë së të dënuarit Gamir Daci, Policia ka nisur hetimet nisur nga histori të mëparshme të lidhura me krimin: vrasjen nga Gazmir Daci të Valmir Kolaverit.
Pasi ndaj gazmir Dacit u bë atetat me snajper brenda rrethinave të burgut dhe ai arriti të shpëtojë, dyshimet ranë mbi familjen e viktimës, vëllain e viktimës, Ergys Kolaverin, 25 vjeç dhe kushuririn Enea Ceka 24 vjeç.
Por, ai e ka mohuar atentatin me snajper në gjyqin që u zhvillua në 2017. Madje edhe në një studio televiziove, ai foli nga telefoni dhe e mohoi se kishte dashur ta vriste personin që i la të vdekur të vëllanë.
Por, nga atentati me snajper që nuk e arriti qëllimin, vrasjen e të dënuarit Gazmir Daci, mbeti i plagosur një i dënuar tjetër, Lili Dulaj, pasditen e 30 korrikut 2016 në burgun e Vaqarrit.
Në gjyq, Ergys Kolaveri tha se atë ditë ishte në Institut në kafe dhe nuk e dinte ku binte burgu i Vaqarrit: “Kam qenë në Institut, në kafe, më pas kam shkuar në shtëpi. Janë edhe filmimet. Është një person që i ka planifikuar këto gjera, unë nuk e di ku bie burgu i Vaqarrit. Nëse më gjeni një foto nga burgu në atë datë do mbaj unë përgjegjësi”- tha Kolaveri. Ja reagimi i tij në intervistën telefonike:
A ke qenë në dijeni të një konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur në Francë, Gazmir Daci me vëllain tënd?
Kolaveri: I kemi rregulluar gjërat. I kemi shkuar me shokë atij në shtëpi. Kemi folur me babain e vet. Ky më ka shtyrë. Në atë moment i jam kundërpërgjigjur. I thash ‘erdha si njeri. Mua s’më shtyn dot’. Më pas të nesërmen ka lindur sherri, ka shkuar vëllai për t’u sqaruar.
Ju ka gjetur policia barut në duar?
Jo, nuk bëhet fjalë. Në orën 12:00 të natës më kanë marrë tek shtëpia. Më kanë pyetur nëse kisha makina apo jo. Unë deklarova ato që kisha. Kam qenë tërë kohës me babain tim në një biznes që kemi me vëllezërit. Policia ka shkuar ka marrë edhe punonjësin gjatë natës në orën 01:00.
Juve ju kanë gjetur dhe një dylbi në makinë…
Dylbi ka çdokush. Ato ishin të prishura. A e vrava me dylbi njeriun?! Jo. Njeriu nuk vritet me dylbi.
E njihni Lili Dulajn?
Unë nuk e njoh Lili Dulajn. Atë person se kam parë asnjëherë. Flas me fakte dhe jo pa fakte. Këto njerëz që flasin me fjalë, unë shkoj pas fakteve.