Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk në Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe Ramazan Muça është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.
Xhisiela është kthyer së fundi në një nga emrat më të përfolur në media për shkak se ka qenë pre e dhunimit nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.
Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.
Ramazan Muça ka folur pak ditë më parë për ngjarjen ku është shprehur se ai nuk ka ditur asgjë për dhunimin e mbesës së tij. Sipas Muccës dhe vetë e ëma e Xhisielës nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, deklaronte Ramazan Muça.


