• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NATËN E VITIT TË RI/ Flet vëllai i kryetares së komisionit të Vettingut: S’ka lidhje me detyrën e motrës
Home
Aktualitet
Drejtësi

TRITOLI NATËN E VITIT TË RI/ Flet vëllai i kryetares së komisionit të Vettingut: S’ka lidhje me detyrën e motrës

10 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vendosja e një sasie tritoli në banesën e Vladimir Mulaj, vëllait të kryetares së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, vijon të jetë ende pa autor. Policia dhe prokuroria e Tiranës prej një jave janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore, por në asnjë moment nuk është arritur të identifikohet dhe lokalizohet personi që ka hedhur sasinë e tritolit në oborrin e banesës së Vladimir Mulaj.

Nga pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, evidentohet një person që rreth orës 00:30 të datës 1 janar 2019, pikërisht në një moment kur Tirana ziente nga oshëtimat e fishekzjareve, afrohet pranë banesës ku jeton familja Mulaj, dhe ka hedhur sasinë e tritolit. Autori mban të veshur një xhup dhe në kokë kishte një kapuç. Nga karakteristikat trupore ka të dhëna se autori i këtij krimi të rëndë, është i moshës 20 deri në 25-vjeç.

Një burim pranë prokurorisë së Tiranës tha për “Shqiptarja.com” se personat kanë qënë mjaft të organizuar, pasi kanë menduar me detaje se si dhe në çfarë orar duhet të realizonin sulmin me tritol të banesës së Vladimir Mulaj. Tritoli është menduar të vihet në një moment kur banorët e Tiranës, po festonin me fishekzjarre momentin e ndërimit të viteve. Pikërisht në këtë moment ka shpërthyer dhe tritoli, i cili ka qënë i lidhur me një fitil zjarrpërcjellës.

Gjatë një bashkëbisedimi me Vladimir Mulaj, të dëmtuarin e këtij sulmi me tritol, ai tregon për “Shqiptarja.com” se ngjarja e ka tronditur por shton me bindje se ky sulm kriminal nuk ka asnjë lidhje me detyrën e motrës së tij Natasha Mulaj, që drejton Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Vettingut.

“…Ju siguroj që detyra e motrës time me këtë rast nuk ka asnjë lidhje. Ne si familje nuk gjejmë asnjë arsye që detyra kyçe e saj, të jetë bërë shkak për këtë ngjarje. Ne e përjashtojmë në mënyrë kategorike këtë pistë…”– ka pohuar Vladimir Mulaj. Më tej ky i fundit shton se kanë dyshimet e tyre për këtë ngjarje dhe të gjitha hamëndësimet ja kanë deklaruar prokurorisë dhe policisë.

Mulaj shprehet se ngjarja mund të lidhet për një konflikt gjyqësor që ka lindur për një pronë në Tiranë, dhe dyshimet e tyre bien vetëm në këtë rast. “Nuk ka asnjë lidhje borxhi financiar, bizneset e mia apo detyra e motrës në KPA. Para disa muajsh kemi pasur një konflikt gjyqësor për një pronë në Tiranë, ku unë në këtë process gjyqësor jam avokat. Dyshojmë se mund të ketë lidhje sulmi me tritol me këtë ngjarje”- thotë Vladimir Mulaj.

Çështja momentalisht është në polici dhe prokurorinë e Tiranës ku po hetohet me shpresën e identifikimit të autorit të krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MU SHEMB BOTA KUR U BËRA NËNË"/ Aktorja habit fansat me deklaratën e saj
Previous article BORA "PUSHTON" SHQIPËRINË/ ARRSH: Ja si paraqitet sot gjendja e rrugëve në vend, nga Shkodra në Gjirokastër

F.autor

Postime të ngjashme

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT