Nezir Rizvani kryetari i Bashkisë Mat, në një lidhje telefonike në News24, ka mohuar se lënda plasëse të jetë vendosur për shkak të detyrës. “Nuk kam konflikte me njeri”, është shprehur Rizvani.
Një shpërthim tritoli në një pallat ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Burrelit.
Ngjarja ka ndodhur në sheshpushimin e katit të katërt të një pallati në lagjen Drita.
Mësohet se lënda plasëse ndodhej 2 metra larg derës së kreut të Bashkisë Mat. Dyshohet se lënda plasëse të ketë qenë rreth 100 gr. /AlpeNews.al/
oti Rizvani përshëndetje, ju nuk keni qenë në banesë. A keni indice se nga ka ardhur?
Ka ndodhur një shpërthim në hyrjen e pallatit ku banoj dhe unë. Nuk kam qenë në apartament, akoma nuk kam shkuar në shtëpi.
Kur jeni njoftuar për shpërthimin?
Mbrëmë pas shpërthimit jam njoftuar.
Ju ka marrë policia, keni dëshmuar për persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen?
Jo, nuk kam qenë. Tani do shkoj.
Mendoni se jeni ju objektivi i këtij sulmi?
Unë nuk kam asnjë lloj konflikti. Është policia që do e sqarojë. Edhe familja tjetër përballë është familje emigrantësh, nuk besoj të ketë konflikte. Është një familje punëtore.
Në katin katër ku ka ndodhur shpërthimi jeni 2 familje?
Janë 4 familje. Është vendosur më afër banesës sime dhe të fqinjit.
A keni pasur ju konflikte?
Jo nuk kam pasur asnjë lloj konflikti. Jo konflikte që mund të çojnë deri këtu, por as konflikte më të thjeshta. Nuk gjej arsye.
A keni pasur ndonjë kërcënim?
Jo absolutisht. Nuk kam asnjë lloj dyshimi.






