Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e e djeshme në Vlorë, ku ka ndodhur një shpërthim tritoli.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ rreth orës 16:30. Sipas Tvklan një sasi eksplozivi ka shpërthyer në parukerinë e qytetares me iniciale S.Hoxhaj.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Hetimet e deritanishme të policisë nuk kanë zbuluar asgjë. Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të mundshëm të autorit. Grupi hetimor është duke vazhduar punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
NJOFTIMI
Më datë 14.08.2018, në lagjen ”Isa Boletini” është dëmtuar dyshohet me lëndë plasësë qepeni dhe dera e një parukerie në pronësi të shtetasit J.R..
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


