Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Vlorë. Lënda shpërthyese është vendosur në një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen Isa Boletini.
Report Tv ka mësuar se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e vendosjes së tritolit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.



