Xhavit Masha:
Janë shkaktuar dëme të medha materiale ne banese dhe ne automjetin qe ndodhej ne oborrin e banesës. Shpërthimi na trembi pamase, jemi te tmerruar. shperthimi ishte shume i fuqishëm. dyshojme se sulmi me lende plasese ka lidhje me detyren e djalit tim.
Unë isha në shtrat. Për dy minuta dolëm jashtë, se mori gruaja disa rroba dhe në momentin që shpërtheu tritoli ne ishim parakolpi i makinës. Dola në sekond jashtë. Por rrugica ishte bosh. Ne nuk na gjeti gjë. Po fëmijët u tmerruan, mezi i sollëm në terezi.
Tritol banesës së kreut të OSHEE në Fushë Krujë, policia jep detajet
Eksploziv baneses se te atit te drejtorit te OSHEE ne Fushe Kruje. Persona ende te paidentifikuar i kane vene lene plasese baneses se shtetasit Xhavit Masha, raporton gazetari i “Panorama”.
Sipas te dhenave te para mesohet se lenda plasese ka shperthyer rreth ores 02 e 45 dhe ka shkaktuar deme te medha mateariale.
Nga shperthimi eshte demtuar automjeti qe ndodhej i parkuar ne oborr. Jane demtuar dyer e dritare, muret dhe catia e baneses.
Kryefamiljari mesohet se nuk ka probleme e konflikte me njeri por dyshohet qe tritoli te kete lidhje me detyren e te birit te tij, Besnikut, pasi ai eshte Drejtor i OSHEE per Fushe Krujen.
Informacion paraprak
Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.



