Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka mbushur sot 65 vjeç, mosha e cila e afron pranë daljes në pension.
Kalo njihet per karrierën e gjatë në mjekësi e megjithatë u be akoma më i prekshem per shqiptarët teksa gjate periudhes së ankthit dhe tmerrit të pandemisë COVID, ai ishte një nga zerat kryesorë.
Nuk preferoi daljet apo debatet televizive si shume të tjere por perdori si mjet komunikimi me qytetarët, profilin e tij ne rrjete sociale.
Ne i urojmë gëzuar ditëlindjen doktorit dhe sjellim për ju statusin, ku pershkruhet i gjithë rrugëtimi i tij!
E plotë:
“KOHË KOVIDIANE…18.07.2021….Jo pak por 65 vite të bartura mbi supet e mia, që nga dita e largët e 18.07.1956…..Ky vargan i 65 viteve jetë për nga intensiteti i jetësimit të tyre më ngjason shumë me “harkun e shkurtër kohor” ndërmjet të dy fotove, nga nisja në mëngjes për në QSUNT me urbanin e unazës, dhe deri te dalja pasdite nga spitali me “trastën e viteve” të bartur mbi supe….”RENDJA” në udhët e jetës sime profesionale të nisur në 2.07.1981 po në ngrehinën e Spitalit nr.4 të Sëmundjeve Infektive, sikundër njihej asokohe Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUNT, sidomos në këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 ka qenë e një intensiteti shumë të lartë, e ato janë njëkohësisht edhe muajt më të bukura dhe më të frutëshme të saj….Këto 18 muaj janë njëkohësisht më sfiduesit, më evidentuesit dhe më lartësuesit e eksperiencës sime profesionale, si dhe të përkushtimit tim 40 vjeçar kurdoherë të ofruara vetëm e vetëm në dobi të Popullit dhe të Vendit tim. “Unë mund të mos jem më i miri, por të paktën jam i ndryshëm” – shprehej dikur J.J. Rousseau….I hodha hapat e para në shkallët e këtij Shërbimi më 2.07.1981 si mjek stazhier, dhe pas dyzet viteve i zbres këto shkallë si një Specialist me 40 vite eksperiencë i diplomuar në tre fusha: 1- në atë të Sëmundjeve Infektive (Tiranë 1984, Paris 1989), 2- të Sëmundjeve Tropikale (Paris 1990), si dhe 3- të Reanimacionit mjeksor (Paris 1991), si Doktor i Shkencave Mjeksore (Tiranë 1993) dhe si Profesor i Asociuar (Tiranë 1999)…..Këto vitet e fundit (2009 – 2021) të karierës sime, NUKU jam ndier aspak mirë për pamundësinë objektive të dijedhënies/mësimdhënies direkte në auditorët e Fakultetit të Mjeksisë, sikundër bëja dikur me plot pasion e përkushtim, përgjatë viteve 1983-1998 para largimit nga vendi, diçka që më vjen në këtë ditë si një mësim jetësor jo pak i hidhur. Me rikthimin tim në Shqipëri në Maj 2009, drejtuesit e politizuar skajshmërisht të Sistemit tonë Demon-kratik të kohës si në Shëndetësi po ashtu edhe në Arsim, fillimisht më lanë një vit pa punë dhe pas rifillimit të punës në QSUNT (Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”) në 1 Prill 2010, “nuku e panë të arësyeshme” rikthimin tim në stafin akademik të Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Tiranës, përkundrazi ata/ato bënë të pa mundurën për t’a penguar këtë gjë. EDHE “Rilindasit” e pas 2013-ës nuku bënë as më të voglën përpjekje për të korigjuar këtë padrejtësi, përkundrazi…..Dikur në 2004, një koleg i nderuar Britanik më pat thënë në një aktivitet ndërkombëtar në Nyrenberg, Gjermani, pas një debati në lidhje me ndërlikimet dhe skemat e ndryshme terapeutike të Bruçelozës, se:”Doctor Tritan Kalo be aware of the fact that, your knowledge is dangerous for the others”, e koha tregoj se kolegu britanik paska patur plotësisht të drejtë. Asgjë nuku është e habitëshme, sepse jetojmë në Shqipëri ku cilësia e vlersimit të njohurive profesionale dhe e vlerave njerzore, matet kryesisht me “kutin e interesave partike”, të nepotizmit, të mediokritetit e të servilizmit…..Pavarësisht nga kjo dritëshkurtësi socio-profesionale, UNË nuku kam reshtur në çdo kohë dhe në çdo rrethanë të ofroj dijet e eksperiencën time jashtë këtyre auditoreve, si për vetë drejtuesit e Sistemit Shëndetsor, po ashtu edhe për Kolegët, për Specializantët e për Studentët dhe për këdo, i cili ka dashur dhe dëshiron të përftoj prej tyre, sepse në çdo kohë unë ndjek parimin thelbësor deontologjiko-profesional se: “Knowledge is to share”…..Ka qënë një UDHË e përshkruar në një mjedis socio-profesional “shpesh jo miqësor dhe mbështetës”, POR njëkohësisht edhe një mjedis i cili falë këtij qëndrimi ka nxitur kurdoherë te unë, DURIMIN si dhe DËSHIRËN për të sfiduar këdo, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, duke preferuar të qënurit përherë VETVETJA, si një ANTIKONFORMIST e një PROFESIONIST klasi, për të ofruar më të mirën e mundëshme në dobi të profesionit tim fisnik të MANTELBARDHIT. “Ai që është i zoti i vetes është në duar të sigurta”- thotë me plotë të drejtë Eric Hoffer…..Në 65 vite jetë u përpoqa shumë të jipja kontributin tim maksimal, për një Shoqëri të vërtetë Demokratike, ku kryefjalë të ishin dhe të mbeten FJALA e LIRË, HUMANIZMI, DASHURIA dhe RESPEKTI për VENDIN, tokën e të parëve tanë, ndaj edhe shpresoj të mos i kem zhgënjyer në këtë drejtim të afërmit, miqtë, dashamirësit, kolegët dhe bashkëkombasit e mi. Diogjeni dikur shprehej se: “Gjëja më e bukur e njerëzve është liria e fjalës.”….. Në shkrimet apo daljet e mija televizive të këtyre 18 muajve të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, KURRË nuk kam bërë GJITHOLLOGUN dhe kurdoherë jam përpjekur të vë në pah Punën, Profesionalizmin e Përpjekjet e shumta të bëra nga të gjithë NE, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”. Nënvlerësimi apo edhe më keq përbaltja e punës së të tjerëve dhe e vetë vëndit tënd, sikundër ka ndodhur jo rrallë nga disa politikanë por edhe nga disa kolegë brënda e jashtë Shqipërisë, kanë qënë veprime jo në përputhje me etikën dhe deontologjinë shoqërore e mjeksore, si dhe ato kanë ndikuar njëkohësisht në zbehjen e figurës së tyre në sytë e opinionit tonë publik…..Në jetën tënde profesionale dhe atë shoqërore, MUNDESH të mos marësh kurdoherë atë, që ti meriton në përputhje me përgatitjen tënde dhe me shkallën e kontributit tënd në to, POR ajo që ka më shumë rëndësi është fakti, se sa gjurmë ke lënë TI në to. Më vjen ndërmënd këtu thënia e kurdokohëshme Latine se: “Omen est Nomen” (“Njeriu është emër”). KOHA ka qënë, është dhe do të jetë gjykatësi më objektiv i punës dhe përpjekjeve tona, andaj rëndësi ka vetëm e vetëm emri i mirë, që NE i lëmë pas vetes….Si një individ mëndjehapur e zemërbardhë unë këmbëngul, se kurdoherë Ju kam mbështetur dhe Ju kam respektuar të gjithëve, pavarësisht nëse ndokush prej jush ka bartur dhe bart mëndjengushtësi e verbësi, në raport me punën e kontributin tim të këtyre 40 viteve si mjek e si specialist, ndaj me të drejtë edhe J. J. Rousseau dikur shprehej se: “Të gjitha fatkeqësitë e mia vijnë nga që kam pasur mendim tepër të mirë për miqtë e mi”. Pavarësisht nga kjo, për mua të menduarit dhe të vepruarit me frymën e EKIPIT, mbeten thelbësore në jetën time socio-profesionale…..FISNIKËRIA lind bashkë me ty si një vlerë e trashëguar. Në një Shoqëri realisht Demokratike atë nuk t’a sjedh si “pajë” Paraja, Pasuria e Partia (PPP-ja e antivlerave në një Shoqëri Demon-kratike si e jona), por ajo vetëm përforcohet nga Puna, Profesionalizmi e Përkushtimi yt…..Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, unë kam marë shumë e shumë vlerësime mirënjohjeje për Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin tim, të cilat më bëjnë dhe do të më bëjnë kurdoherë krenar, por njëkohësisht ato më shtyjnë të vijoj të ofroj për çdo çast e në çdo rrethanë edhe në të ardhmen, vetëm e vetëm më të mirën time të mundshme jo vetëm si MJEK, por edhe si QËNIE SHOQËRORE….Together forever!!!
N.B.:#Ripostimi nuk lejohet pa pëlqimin paraprak të shkruesit.”