“Mbijetesa” për disa është të përballojnë një fundjavë në jug të Shqipërisë. E për disa të tjerë është të shohin fëmijët e tjerë teksa luajnë ndërkohë që ata vetë i duhet të mbajnë thasët e rënda që për ta, edhe pse në moshë të vogël, konsiderohen punë.
I tillë është edhe rasti i fotos, shkrepur në një nga lagjet më të populluara të Tiranës. Djaloshi teksa tërheq zvarrë ngarkesën me mbeturina, që në fund të ditës i japin atij bukë, sheh moshatarët e tij të luajnë, e me siguri mendon: Ah, sikur të luaja dhe unë!
Aq foto e trishtë, aq edhe realitet i hidhur…Që haset çdo ditë fare pranë nesh… Në rrugët e zhurmshme të Tiranës…
AlpeNews.al