• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRI SURPRIZAT E MEDHA/ Nis java e bombave politike në Shqipëri. Nga “audiopërgjimi”, tek Adriatik Llalla dhe… (DETAJET)
Home
Breaking News

TRI SURPRIZAT E MEDHA/ Nis java e bombave politike në Shqipëri. Nga “audiopërgjimi”, tek Adriatik Llalla dhe… (DETAJET)

3 June, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kjo javë e re që po vjen, pritet të sjelli disa zhvillime mjaft interesante rreth proceseve të rëndësishme që lidhin me fije të forta, drejtësinë dhe politikën në Shqipëri.

E para lidhet me ardhjen e përgjigjes nga laboratori shkencor i Romës në lidhje me autenticitetin e audiopërgjimit të Dëshmitarit “X” ose Albert Veliut, i njohur me nofkën “Babalja”. Prej saj varet besueshmëria e kauzës së opozitës ose fati politik i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mazhorancës.

E dyta lidhet me vendimin juridik për kalimin ose jo në procesin e “vettingut” të ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili është strehuar sëfundi në Turqi.

Dhe e fundit, kemi seancat e proceseve administrative të vettingut për dy prokurorë dhe një gjyqtar, numri më i madh i të filtruarve brenda një jave nga sistemi i drejtësisë, qëshkurse ka nisur ky proces pas reformës në drejtësi.

 VJEN PERGJIGJA NGA ITALIA PER AUDIOPERGJIMIN e “BABALES”

Ndërkohë që Albert Veliu është në pritje të përgjigjes nëse mund të përfitojë azil apo jo në shtetin Kosovar, prokuroria pritet të marrë javën tjetër ekspertizën audio të përgjimit. Pas nisjes së hetimeve për materialin e transmetuar nga Partia Demokratike prokuroria e dërgoi atë në një laborator të specializuar në Itali.

Burime nga organi i akuzës konfirmuan se përgjigja e letërporosisë nëpërmjet ministrisë së drejtësisë pritet të vijë javën e ardhshme ku do të mësohet mbi vërtetësinë e materialit. Pak kohë më parë vëllai i ministrit të brendshëm pretendoi se audio përgjimi nuk është i vërtetë dhe se zëri nuk është i tiji duke ngritur dyshime se regjistrimi ishte manipuluar në mënyrë të qëllimshme dhe ishte përdorur politikisht. Tashmë prokuroria pret vetëm përgjigjen e laboratorit për të vazhduar të njëjtën linjë hetimi si ne atë të kallëzimit të rremë si në rastin Doshi-Bami.

Albert Veliu, ka thënë në Prokurori se audio-regjistrimi është i vërtetë dhe ishte kryer prej tij, pasi kishte disa inate dhe xhelozi të vjetra me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Pas këtyre deklarimeve oficerë të prokurorisë shkuan në Vlorë në lokalin ku pretendohet se është realizuar përgjimi ndërsa sekuestruan kamerat e sigurisë edhe të bizneseve të tjera në zonë. Për çështjen u regjistruan dy procedime penale njëri në prokurorinë e Tiranës dhe një tjetër tek krimet e rënda por që më pas u bashkuan në një të vetëm.

ME 6 QERSHOR, VENDOSET FATI I ADRIATIK LLALLES 

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë javë. Me 6 qershor do të vendoset nëse Llalla, do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut apo jo. Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi, javën që po lëmë pas, shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik. Ky i fundit e kishte quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ish kreu i akuzës nuk ishte i pranishëm në seancë por ai kishte paraqitur një prokurë te lëshuar në 28 maj nga Turqia. Në seancën e KPA –së, komisionieri Florian Ballhysa tha se ish kryeprokurori nuk kishte ndjekur rrugën e duhur ligjore për t’u tërhequr nga sistemi. Ballhysa e ka argumentuar këtë pretendim me arsyetimin se Llalla ende mban statusin e magjistratit dhe të prokurorit, pasi nuk ka paraqitur kerkesë për dorëheqje KLD-së ose dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas kësaj logjike të shtruar nga Ballhysa, Vettingu për Llallën duhet të vijojë.

Avokati i ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj e ka kundërshtuar këtë pretendim të shtruar nga komisioneri Ballhysa. Sipas Hazizajt, Llalla ka ndjekur rrugën e duhur ligjore dhe ka njoftuar për dorëhqje Presidentin e Republikës me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare. Sipas avokatit, dorëheqja është një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese.

Kujtojmë se ish kryeprokurori Llalla është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda. Madje drejtuesja e re e këtij isntitucioni Donika Prela, u tha se u emërua për të prangosur Llallën. Prokuroria Durrësit pati regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-Kryeprokurorit Llalla më 15 mars të këtij viti.

Veprat penale, për të cilat po hetohet Llalla përfshijnë “refuzimin për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Ndaj Llallës ka nisur verifikimi pasuror për shitjen e disa pronave pasi ka mospërputhje sa u përket shumave të deklaruara. Ai ka blerë toka me çmime shumë të ulëta kur ushtronte detyrën e Kryeprokurorit dhe pas rivlerësimit, vlerat e pronave janë rritur me dhjetëra herë.

DY PROKURORE DHE NJE GJYQRAR NE VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit parashikon tre seanca dëgjimore për javën e ardhshme ku dy prokurorë dhe një gjyqtar do të dëgjojnë nga trupa gjykuese përfundimet e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre. Njëri prej tyre është edhe Dritan Prençi, prokuror i Krimeve të Rënda angazhuar me dosjen “Tahiri”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka parashikuar seancën dëgjimore me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Peçi, për datën 5 qershor në orën 11:30 minuta. Ky i fundit është një ndër prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës si dhe financierit të Habilajve, Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit është në hetim disiplinor nga prokuroria e Durrësit, sëbashku me kolegun e tij Vladimir Mara.

Sipas të dhënave të deklaruara deri në vitin 2015 të publikuara në Open Spending Data, Prençi ka deklaruar në vitin 2008 pronësinë e një apartamenti me sipërfaqe 78 m2 dhe vlerë thuajse 32 mijë euro, të blerë me kredi bankare për shlyerje në 10 vjet. Por në 2011-n, prokurori ka deklaruar një tjetër kredi bankare me afat shlyerje 8 vjet, nëpërmjet së cilës ka shlyer në total edhe kredinë e marrë për blerjen e apartamentit.

Në pronësi të tij ka edhe një makinë tip Volswagen me vlerë 2000 euro. Burim të të ardhurave, prokurori deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes, të cilat do të kalojnë në sitën e trupës gjykuese të Vettingut të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Përveç Ditan Prençit po në 5 Qershor në orën 10 të mëngjesit përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa një ditë më parë, në 4 qershor KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus dhe Arsenali shfaqin interes për Gelson Martins
Previous article Tifozët përzënë Panuçin nga deklarata live pas humbjes (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT