• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRI KËRKESAT E KOSOVËS NË RAPORT ME SERBINË/ Zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë
Home
Rajon

TRI KËRKESAT E KOSOVËS NË RAPORT ME SERBINË/ Zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

15 February, 2026 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me katër senatorë amerikanë, u ka përsëritur tri kërkesat që ka në raport me Serbinë.

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ai u takua me senatorët demokratë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy e Ruben Gallego, dhe atë republikan Thom Tillis.

Kurti tha se sa i përket raportit me Serbinë, është i rëndësishëm dorëzimi i Millan Radoiçiqit, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë “për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023”, nënshkrimi i Marrëveshjes bazë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, “ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës”, raporton “Radio Europa e Lirë”.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, Kurti tha se bisedoi me senatorët amerikanë edhe për angazhimin e shtetit të tij për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, teksa shprehu mirënjohje për SHBA-në “si aleaten tonë kryesore”.

Kurti i kishte paraqitur tri kërkesat për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve qysh në fund të qershorit të vitit 2024.

Kosova kërkon që Radoiçiq, ish-nënkryetar i partisë Lista Serbe– që ka mbështetjen e Beogradit- të ekstradohet në Kosovë, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.

Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Radoiçiq, që besohet se gjendet në Serbi, e ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr këtë sulm.

Kushti i dytë ka të bëjë me një letër që Bërnabiq i kishte dërguar BE-së në dhjetor të vitit 2023. Përmes kësaj letre, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në shtator të vitit 2024, emisari i atëhershëm evropian, Mirosllav Lajçak, kishte thënë se letra ishte tërhequr, por Kosova e kishte mohuar një gjë të tillë.

Dhe kërkesa e tretë pikërisht ka të bëjë me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, për të cilët palët u pajtuan më 2023, por nuk u nënshkrua, pasi Serbia refuzoi,

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut që ka nisur më 2011.

Gjatë qëndrimit në Munih, Kurti ka zhvilluar edhe disa takime të tjera, përfshirë edhe një sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu u takua me senatorë amerikanë me të cilët bisedoi për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për thellimin e bashkëpunimit Serbi-SHBA.

Në këtë konferencë vjetore në Munih po marrin pjesë qindra udhëheqës evropianë dhe botërorë, teksa një delegacion i madh amerikan, ku bëjnë pjesë senatorë të shumtë, po udhëhiqet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORI SECILIT 2500 EURO/ U kap duke transportuar 5 emigrantë ilegalë, arrestohet 35-vjeçarja nga Rrogozhina
Previous article E PËSON KEQ/ Dyshohet se shiste kokainë në qytet si pjesë e grupit kriminal, arrestohet 17-vjeçari në Kukës

s.autor

Postime të ngjashme

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT