Më shumë se 50 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur në Indi të premten pasi një tren përplasi një turmë njerëzish.
Lajmi bëhet i ditur nga BBC. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në Amritsar të shtetit indian të Punjabit.
Viktimat, sipas transmetuesit britanik, po qëndronin në hekurudhë dhe po shikonin festimet në kuadër të festivalit indian të Dussheras.
Nga zhurma e festimeve, ata nuk e dëgjuan trenin tek afrohej. Zyrtarët thanë se prioritet për momentin ishte dërgimi në spitale i të gjithë të plagosurve. Eksiton frika se numri i viktimave do të rritet edhe më shumë në orët e ardhshme.


