• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Treni i ri i linjës TIRANË-DURRËS/ Ja sa euro do të jetë çmimi i biletës
Home
Sociale

Treni i ri i linjës TIRANË-DURRËS/ Ja sa euro do të jetë çmimi i biletës

10 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Çmimi i biletës së udhëtimit në linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës do të jetë 1-1.2 euro.  Gjithçka u bë me dije nga zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli gjatë diskutimit të projektligjit mbi grantin 35.4 mln euro të Fondit të Investimeve të BE për financimin e rehabilitimit të linjës ekzistuese dhe degëzimit të ri hekurudhor në Rinas.

“Ndodh që bileta, pavarësisht se nuk është përcaktuar, është shumë e saktë në përgatitjen e fizibilitetit të lëvizjes së njerëzve, do luhatet midis 1 euro dhe 1.2 pak a shumë. Pse nuk është përcaktuar kaq saktë nga ne është fakti që i përgjigjet dhe pyetjes tjetër që operatorët do të jenë të hapur, pra do të jenë operatorë publikë, mund të jenë edhe operatorë privatë, sikurse ekziston edhe mundësia e kombinimit të operatorëve”, tha Shkreli.

Kosto totale e projektit kap vlerën e 90 mln euro, nga të cilat  16 milion euro do të financohen nga buxheti i shtetit, 36 mln euro hua e Bankës Botërore dhe 35.4 mln euro granti i BE-së. Afati i përfundimit të punimeve është data 31.12.2020, por sipas Shkrelit ai mund të shkelet vetëm për linjën e re drejt Rinasit.

“Deri vitin tjetër, pra bëhet fjalë për 24 muaj, është plotësisht e realizueshme sepse bëhet fjalë për rehabilitim. Ne mendojmë që do arrijmë ta realizojmë këtë datë , e vetmja gjë që mund të ketë pikëpyetje do të jetë trakti i ri i cili do të shkojë deri në Rinas. Pavarësisht se janë bërë studimet, gjatë punës mund të ketë pikëpyetje që mund ta shtyjnë atë pjesë të hekurudhës brenda targetit mujor”, sqaroi Shkreli.

Referuar projektit, lokomotiva e re do të jetë me diesel, ndërkohë që për lokomotivën elektrike kërkohen edhe 10-12 mln euro shtesë.

Ndërkohë që, sa i takon operimit të linjës, ende nuk është vendosur forma që do të zbatohet, por zv.ministri i Infrastrukturës nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me kompanitë private.(scan)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Pse PD çdo ambasador të ShBA e shpall armik? 10 Fakte historike në 27 vite luftë USA-PD
Previous article ZYRTARE/ Reali e pranon ofertën, Ronaldo te Juventusi për 105 milionë euro

F.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT