• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRENI EKSPRES DEL NGA SHINAT NË TAIVAN/ Dhjetra të vdekur, qindra të plagosur (FOTO)
Home
Botë

TRENI EKSPRES DEL NGA SHINAT NË TAIVAN/ Dhjetra të vdekur, qindra të plagosur (FOTO)

21 October, 2018 Isa.Autor Botë

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe 137 janë plagosur prej një katastrofe hekurudhore në Taivan. Autoritetet e hekurudhës thanë se po hetojnë për aksidentin që ndodhi në Yiln County në orën 16:50 me orën lokale ose 8:50 GMT të dielën, njofton BBC.

Në total, 366 persona ishin në trenin e shpejtësisë së lartë që po udhëtonte nga Taipei në qarkun lindor të Taitung kur tetë nga vagonët e tij dolën nga shinat.

Agjencia Qëndrore e Lajmeve të Taivanit njoftoi se dhjetra pasagjerë mund të jenë të bllokuar ende brenda. Treni Puyuma Express 6432 doli nga shinat afër stacionit Xinma, pranë qytetit Su’ao rreth 70 km larg nga Taipei.

Nuk është e qartë ende se çfarë e shkaktoi rrëshkitjen e trenit, por dëshmitarët thanë për mediat lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe, pastaj shkëndija dhe tym.

Ekipet e emergjencave dhe zjarrfikësit janë duke ndihmuar të plagosurit dhe Ministria e Mbrojtjeska dërguar 120 ushtarë për të ndihmuar ekipet e shpëtimit.

Dëshmitarët thanë se duhet të thyejnë dritaret për të dalë nga vagonët dhe dhjetra të plagosur janë duke u transportuar drejt spitaleve të zonës.

Autoritete thanë se 5 vagonë përfunduan të kthyer në brinjë. Shumë trupa ishin duke u hequr prej tyre duke filluar që nga ora 20:00 me orën lokale ose 12:00 GMT të së dielës mbrëma.

Liderja e Taivanit, Tsai Ing-ëen e përshkroi aksidentin në Tëitter si një tragjedi e madhe. “Mendimet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre”, shtoi ai.

Taivani ka një rrjet hekurudhor të gjërë dhe më shumë se gjysëm milioni udhëtarë lëvizin me të çdo ditë. Kjo rrugë treni përgjatë bregdetit është shumë popullore për turistët që vizitojnë ishullin.

PrevNext
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUELI NË CHAMPIONSIN. Ancelotti: Ndaj PSG-së pa frikë, na duhet pjekuri në fushë
Previous article Valverde e pranon: Mungesa e Messit do të ketë ndikim të madh te Barcelona

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT