Një tren i shpejtësisë së lartë ka dalë nga shinat përgjatë linjës Strasburg-Paris.
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve një në gjendje të rëndë. I plagosuri në gjendje në rëndë është drejtuesi i Tgv.
’Për disa sekonda treni ngadalësoi shpejtësi duke u drejtuar në njërën anë’, ka thënë një dëshmitar, i cituar nga rrjeti i lajmeve i BFM-TV.
Policia ka nisur një hetim për të zbuluiar shkakun e këtij aksidenti.