• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Trendi i ri… “Jemi çift, por jetojmë të ndarë”
Home
Lifestyle

Trendi i ri… “Jemi çift, por jetojmë të ndarë”

14 November, 2017 Redaktor2 Lifestyle

Deri disa vite më parë më së shumti mes çifteve diskutohej për martesë ose bashkëjetesë, kohët e fundit po përhapet një tjetër lloj lidhjeje. Tashmë mund të zgjedhësh të jesh çift pa qenë nevoja të bashkëjetosh dhe kjo cilësohet si lidhje “lat” ose e thënë ndryshe “living apart together”.

Sipas një studimi amerikan 3 në 20 çifte mes moshës 19 dhe 59 vjeç zgjedhin një lidhje të tillë. Target grupi më i prirur drejt kësaj marrëdhënieje janë moshat nga 30 në 40, të ndjekur nga 40-50 vjeçarët. Këto lloj çiftesh janë gjithnjë në rritje edhe mes 60 dhe 70 vjeçarëve.

Burrat në fakt preferojnë të martohen dhe të rimartohen, ndërsa gratë, të lidhura me karrierën dhe përgjegjësinë e shtëpisë janë më të prirura të zgjedhin marrëdhënien në distancë, sidomos nëse një histori e gjatë e mëparshme ka dështuar. Largësia mes partnerëve mund të jetë me disa kilometra në rastet kur ua kërkon puna, apo edhe vetëm disa metra larg, nëse jetohet në të njëjtin qytet.

Ky është një fenomen i përhapur edhe në vendet Europiane, e madje ka jo pak çifte edhe në Shqipëri që bëjnë një zgjedhje të tillë, ndonëse në një mënyrë pak diskrete. Kjo formë e re tregon dëshirën për autonomi, për karrierë, apo ka të bëjë me dëshirën për një marrëdhënie intime dhe afektive të qëndrueshme.

Secili nga partnerët “lat” jeton në shtëpinë e tij dhe ruan pavarësinë e tij të përditshme, pa praninë e vazhdueshme të tjetrit. Në disa raste, ata që kanë një lidhje të tillë, mund të vijnë nga një bashkëjetese e dështuar, nga një divorc, nga probleme të vetat personale apo të punës ose tjesht janë persona që nuk duan të ndërmarrin shumë përgjegjësi.

Edhe pse nuk flenë bashkë çdo natë, nga ana tjetër kjo nuk i pengon të kenë një jetë normale të dashuruarish: të dalin për darka, të shkojnë në kinema, në teatër, në palestër, të shkojnë diku në fundjavë, të kenë miq të përbashkët, apo pse jo të jenë edhe kolegë…

Sekretet e atyre që janë bashkë, por jetojnë të ndarë…1- Bini dakord që marrëdhëniet e tjera kanë më tepër përgjegjësi2- Ju nuk jeni të detyruar të frekuentoni eventet që pëlqen partneri juaj3- Nuk ke përse të shkosh në takime me grupe apo çifte siç bëjnë miqtë e tu4- Keni ritualin tuaj për puthjen e “mirëseardhjes” kur takoheni në shtëpi, dhe atë të “mirupafshim” kur secili ikën në shtëpinë e vet5- Ju merr malli më tepër sesa kur jetoni çdo ditë së bashku6- Mund t’i përgjigjeni pa asnjë problem të gjitha mesazheve apo telefonatave të të tjerëve7- Zakonisht i thua jo ftesave të miqve apo shokëve, duke gjetur kështu një arsye për të kaluar më shumë kohë së bashku8- E trajton familjen e tij si familjen tënde (ke respekt sepse rrallë ndodh që takohesh)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama tregon video: Ja çfarë ndodh nëse denonconi në portalin e bashkëqeverisjes
Previous article Top Channel shkarkon Sokol Ballën. Ja drejtori i ri

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT