• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TREGU I PËRBASHKËT RAJONAL”/ Hoti: Hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit, presim qasje konstruktive nga Serbia
Home
Rajon

“TREGU I PËRBASHKËT RAJONAL”/ Hoti: Hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit, presim qasje konstruktive nga Serbia

16 November, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës dhe teksa ka lënë pas edhe Samitin e Sofjes me atë të Mini Shengenit Ballkanik tashmë shprehet i bindur se integrimi i tregut të përbashkët rajonal ësthë hapi i parë për pajtimin politik të rajonit.

Hoti thotë se Kosova është e vendosur të promovojë marrëdhënie të qëndrueshme me gjithë faktorët e rajonit, teksa pret qasje konstruktive nga Serbia e Bosnjë-Hercegovina.

Ditë më parë Hoti si përfaqësues i Kosovës mori pjesë për herë të parë në video-konferencën e Mini Shengenit, hera e parë që një lider politik i Kosovës e bënte pasi të tjerët kishin refuzuar më parë.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit.

Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ‘’Vjena, dialogu për të ardhmen 2020’’ me moton ‘’Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Në këtë forum u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit. Përkundër pandemisë Covid-19, Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Besoj fuqishëm se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e kaluar, integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. Qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyqe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE të gjithë rajonit.

Kosova është e vendosur për të promovuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe presim qasje konstruktive nga të gjitha palët, sidomos nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Bashkëpunimi multilateral siç është Tregu i Përbashkët Rajonal, promovon dhe përmirëson sigurinë në rajon, qëndrueshmërinë politike dhe bashkëpunimin ekonomik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NDIHEM KEQ KUR...”/ Suarez vazhdon ta përjetojë keq çdo rezultat negativ të Barcelonës
Previous article NDODH EDHE KJO/ Merret PENG, ish futbollistit i kërkojnë PARA për...

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT