• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tregu “I LAKUAR” që po njeh rritje, u importuan 1 MILIARD lekë lule në 2017
Home
Ekonomi

Tregu “I LAKUAR” që po njeh rritje, u importuan 1 MILIARD lekë lule në 2017

24 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Industria e luleve, një industri e re në moshë, jo më shumë se 15 -vjeçare, duket se po fiton ndjeshëm terren dhe po bëhet një ndër bizneset në lulëzim. Të shumta janë rrugët ku dyqanet e luleve janë thuajse ngjitur me njëra-tjetrën, e ndërsa konsiderohet një biznes si gjithë të tjerët në hapje dhe menaxhim. Tregu i luleve të prera, të destinuara për buqeta, dominohet nga importi në masën mbi 90 %, dhe importuesi kryesor është Italia.

E ndërsa importi ka sërish edhe një pjesë të mirë të “tortës” së këtij tregu edhe sa i përket luleve, bimëve e shkurreve dekorative që përdoren për zbukurimin e ambienteve të jashtme e të brendshme të bizneseve, të vilave apo ballkoneve të shtëpive.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, rreth 1 miliard lekë është furnizimi në total vetëm për vitin 2017, vit i cili ka qenë më i miri për tregtarët e luleve, gjë që tregon trendin e qytetarëve drejt zëvendësimit të dhuratave me një buqetë lulesh në rastet e gëzimeve, festave, ditëlindjeve apo edhe pa arsye të veçantë.

Megjithëse një industri e re, duket se orientimi i qytetarëve drejt luleve ka pasur rritje progresive nga viti në vit, fenomen që mbizotëron më së shumti në kryeqytet, çka ka sjellë që edhe bizneset e vogla të tregtimit të luleve të shtohen. Pronarët e dyqaneve të luleve, shprehen se shpenzimet për këtë produkt janë rritur ndjeshëm. Tendenca është që qytetarët të zgjedhin buqeta të kompozuara me cilësi dhe me një çmim që për nivelin e pagave, mund të përfshihen tek dhuratat e mira.

Shpenzimi mesatar për një buqetë varion nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë”. Megjithatë, sipas administratorëve të këtyre bizneseve, qytetarët që blejnë lule kanë një standard mestar apo mbimesatar, duke e konsideruar si një klientelë të përzgjedhur dhe që ia di vlerën shpenzimit të bërë për një kompozim, shkruan scan.tv.

Çmimet e luleve janë të ndryshme. Ato fillojnë nga 100 lekë që është karafili deri në 800 lekë që është edhe lulja më e shtrenjtë, peonia, e cila përdoret kryesisht për dasma dhe është sezonale, vetëm në stinën e verës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TE RENDA/ I hëngri një pulë, korçari masakron me shkop qenin (VIDEO)
Previous article Heq dorë 24 orë para se të nisnin hetimet/ Organizatori i skemës së 'Gulf'-it, ortak me 'Beson e Tajvanit'

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT