• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGU I KOKAINËS/ “Narkotrafikantët shqiptarë mes Brexit e Milanos, vjedhje identiteti për drogën”
Home
Aktualitet
Kronikë

TREGU I KOKAINËS/ “Narkotrafikantët shqiptarë mes Brexit e Milanos, vjedhje identiteti për drogën”

15 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar vëmendje lajmit mbi operacionin e policisë shqiptare të arrestimit në aeroportin e Rinasit të 19 shtetasve shqiptarë e turq që po niseshin drejt Anglisë me dokumenta të falsifikuara.

Në artikullin me titull “Narkotrafikantët mes Brexit e Milanos. Vjedhje identiteti për drogën”, media italiane shkruan se “në pritje të zgjedhjes përfundimtare të Britanisë së Madhe për Brexit o jo, që do të revolucionojë mënyrën e hyrjes së të huajve në këtë shtet, narkotrafikantët po organizohen paraprakisht. Sidomos ata shqiptarë, rritja e kapacitetit organizativ kriminal i të cilëve konfirmohet jo vetëm nga analiza e fenomenit, por dhe nga arrestimet e forcave të rendit.”

Mbi operacionin e policisë shqiptare në aeroportin e Rinasit, “Corriere della Sera” shkruan se të arrestuarit me dokumente të falsifikuara do të tranzitonin në aeroportin Malpensa të Milanos e Orio al Serio të Bergamos para se të mbërrinin në Londër, ku shkruan mediat italiane “tregu i kokainës, i heroinës, i marijuanës, po pasuron një brez shqiptarësh.”

Ndarja e udhëtimit në 2 grupe konfirmon qëllimin e të arrestuarve për të përfituar nga ky moment popullimi i udhëtarëve gjatë muajit gusht, si rrjedhë dhe e mbylljes së aeroportit të Linates, në Milano.

Sipas medias italiane, hetimet mbi të arrestuarit po konfirmojnë lidhjet e tyre me botën e drogës, në periferitë londineze ku po mbërrinin për të përforcuar forcat e grupeve të trafikantëve.

“Corriere della Sera” sinjalizon faktin se dokumentet e identitetit nuk ishin të riprodhuara falso, por të dala nga zyrat e gjendjes civile gjatë grabitjeve apo nga nëpunësit e korruptuar.

Falso ishin vetëm foto teserat që korrespondonin me pasagjerë te vertete mes të cilëve dhe italianë që pa dijeninë e tyre po udhëtonin drejt  Londrës.

Askush nuk mund të përjashtojë se ushtarë të tjerë droge me të njëjtën mënyrë janë nisur më parë drejt Londrës apo do provojnë akoma të nisen.

“Ky operacion, – shkruan media italiane, – është një  pikë në favor të qeverisë shqiptare, e akuzuar me lidhje me botën e krimit dhe e përkufizuar nga vëzhgues të huaj si një narkoshtet.”

Narkotrafkantët shqiptarë në Londër veprojnë  në bazë grupesh të lidhura nga gjaku. Ata kanë dy karakteristika të dallueshme: grupet e të rinjve mjaft të ekspozuar në rrjetet sociale e që veprojnë në zonat Parsons Green, Barking and Dagenham, e Kilburn; Hellbanianz te Londrës, e grupi i të mëdhenjve që janë mjaft të rezervuar, trafikojnë sasi të mëdha droge e kanë lidhje me mafien italiane Ndrangheta.

“Nga vitet ’90 kur shqiptarët u shfaqën në rrugët e Milanos, duke mbushur trotuaret me prostituta e deri më fuqinë aktuale kriminale, ka një ndryshim të madh. Shqiptarët sot  kryejnë marrëveshje të drejtpërdrejtë për drogën me narkos amerikano jugorë, ndryshe nga klanet e tjera narkotrafikantë që bashkëpunon me ndërmjetës. Kjo i lejon të kenë shpenzime më pak e të verifikojnë drejtpërdrejtë cilësinë e mallit”, – përfundon artikullin “Corriere della Sera”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TYM I ZI NË IRLANDË"/ Merr flakë avioni i trupave amerikane, anullohen përkohësisht fluturimet
Previous article ME VESHJE NATE DHE.../ Beatrix provokon keq imagjinatën e fansave (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT