• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TREGTIA E LIRË/ Serbia, pëfituesja më e madhe e CEFTA-s në Ballkan
Home
Rajon

TREGTIA E LIRË/ Serbia, pëfituesja më e madhe e CEFTA-s në Ballkan

30 July, 2018 k.autor Rajon

Serbia rezulton të jetë përfituesja më e madhe e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA).

Nga shkëmbimet tregtare midis 6 vendeve, bazuar në Marrëveshjen e CEFTA-s, Serbia ka peshën më të madhe dhe ekonominë më të zhvilluar nga 6 vendet anëtare të CEFTA-s, shkruan Koha Ditore.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka pohuar në Komitetin Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë se gjatë 10 vjetëve të fundit shkëmbimet tregtare të Shqipërisë janë rritur me rreth 5 herë në kuadër të CEFTA-s, ku rritjen më të madhe e kanë shënuar shkëmbimet tregtare me Serbinë me 8.73 herë, me Kosovën me 6.2 herë dhe me Malin e Zi me 5.6 herë.

Në total, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit në vitin 2017 zënë 11.1% të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare. Ndërkohë që ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale (REA në CEFTA).

Zona Ekonomike Rajonale (REA) është një zonë e integruar, ku mallrat, shërbimet, investimet dhe fuqia punëtore e kualifikuar mund të lëvizin pa pengesa brenda 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim rritjen e atraktivitetit ekonomik të rajonit, zgjerimin e tregut për investitorët potencialë, krijimin e zinxhirit të vlerave rajonale dhe përmirësimin e marrëdhënieve tregtare brenda WB6 dhe BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 500 GRAM TRITOL BANESËS NË KAMËZ/ Dalin PAMJET: 23 vjeçari largohet menjëherë pas... (VIDEO)
Previous article PËRLESHJE ME SHKOPINJ BEJSBOLLI/ Reperi shqiptar përfshihet në një sherr masiv (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT