Pjesë e një bande në Angli, dy shqiptarë janë arrestuar sot pasi trafikonin emigrant po shqiptarë.
Nëpërmjet futjes në anije të tejmushura, ata siguronin kalimin e emigrantëve nga një shtet në një tjetër. Mirëpo, rastet kur shqiptarët kanë pjesë e bandave të ndryshme e kanë bërë këtë nuk janë të pakta.
Sigurisht, ka dhe nga ata që e kanë bërë të gjithën vetë siç është rasti i 40 vjeçarit në Angli, që në të njëjtën kohë ishte dhe mësues matematike. Vlen të permendim edhe dy motrat angleze, që trafikonin shqiptarë, se i kishin borxh një shqiptari!
Çfarë ndodhi sot:
Dy shqiptarët
Gjashtë persona janë shpallur fajtorë pasi tentuan që të trafikonin emigrantë shqiptarë nëpër anije të tejmbushura nëpërmes Kanalit Britanik.
Policia ndërhyri ndaj bandës kur këta të fundit nisën të përdornin motorë uji (jet ski) tre vendëshe.
Të dënuarit, sipas asaj që shkruan BBC, janë dy britanikë babë e bir, Leonard dhe Alfie Powell, Wayne Bath Albert Letchfor, si dhe dy shqiptarët, Sabah Dulaj, 39 vjeç dhe Artur Nutaj, 23 vjeç.
Dy shqiptarët deklaruan sot se akuzat ishin të paverteta, dhe se ata ishin thjeshtë…agjentë udhëtimi.
Rastet:
Afrim Xhekaliu, 40 vjeçari që u u kap teksa kalonte shqiptarët ilegalisht në Britani
Afrim Xhekaliu
Një shqiptar, i cili tentoi të fuste emigrantë të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar në një gomone është dënuar me 6 vjet heqje lirie. Afrim Xhekaliu, 40-vjeç, sipas autoriteteve britanike, tentoi të fuste ilegalisht 7 burra dhe 1 grua të gjithë shqiptarë, më 31 Janar të këtij viti.
Tentuan të trafikonin 20 emigrantë në Angli
Dy shqiptarë janë dënuar për trafik ilegal të 20 personave në Angli në 1 shtator të 2015.
Ferdinand Gjolla 41 vjeç u dënua me 8 vite burg, ndërsa 30 vjeçari Armand Mekolli me 3 vite e 3 muaj burg.
Këta dy shqiptarë në bashkëpunim edhe me një shofer polak tentuan të kalonin në Angli me një kamion 20 persona, 19 shqiptarë dhe 1 shtetas sirian. Policia kufitare e ndaloi kamionin që supozohej se transportonte pajisje elektroshtëpiake, në terminalin e portit Tyne në North Shields pasi nuhatën një erë të pakëndshme që vinte prej brendësisë së automjetit.
Dy motrat angleze që trafikonin emigrantë shqiptar
Dy motrat angleze, Alison dhe Fabiola Alman janë dënuar nga një gjykatë angleze me 11 vjet burg, pasi kishin tentuar të trafikonin në Britani, shtatë emigrantë shqiptarë.
Sipas mediave angleze, ato po transportonin shqiptarët me një furgon tip karavan, i cili pas skanimit nga autoritetet kufitare rezultoi se në pjesën e pasme ndodheshin pesë persona, derisa pas kontrollit të detajuar u gjendën të fshehur në pjesën e sipërme edhe dy të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Por, ato ishin të ‘detyruara’ të bënin këtë punë, pasi i kishin borxh një trafikanti shqiptar droge 4 mijë funte, dhe për të shlyer borxhin, duhej të sillnin në Angli, familjen e tij, duke përfshirë edhe një të mitur.
Dy persona tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, emigrantë të paligjshëm
Bëhet fjalë për britanikun Jonathan Bridgeman dhe shqiptarin Deshan Laci që u dënuan përkatësisht me 2.6 dhe 3 vjet burg për dhënie ndihme për emigrim të paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Skema u zbulua në vitin 2014 dhe nga Franca shqiptarët do të shkonin në Angli përmes një skafi, por emigrantët shqiptarë mbeten në mes të detit pasi mjetit lundrues i mbaroi karburanti.
Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laci, do merrnin 10,000 paund nga secili, për dërgimin e grupit, duke përfshirë dhe një 14-vjeçar, nga Dieppe për në Eastbourne.
/AlpeNews.al