I gjithë Instagrami është ngritur në këmbë pasi disa nga përdoruesit e tij promovojnë përmes llogarive të ndryshme, thika të maskuara në formën e buzëkuqeve, të cilat janë të ndaluar në mënyrë kategorike në Angli dhe jo vetëm.
Një faqe e cila operon online me bazë në Karolinën e Veriut shet thika të ndryshme duke i bërë të gjithë të besojnë se janë produkte për gra dhe vajza.
Sipas Telegraph-it, të tilla armë të ftohta blihen nga SHBA-të për tu importuar më pas në vende të tjera. Përveçse ilegale, thikat shiten me një çmim qesharak rreth 9 paund, gjë që e rrit më shumë rrezikshmërinë.
Ata po i reklamojnë këto thika si aksesorë mode dhe bukurie. Ky është një forum ku një grup të rinjsh inkurajojnë hapur njëri-tjetrin të thyejnë rregullat dhe të bëjnë një tregti të tillë në rrjete sociale.
Siç duken dhe nga fotoja, ngjyrat, dizajni dhe emrat që u vendosin modeleve tërheqin direkt vëmendjen e vajzave të reja. Ndonëse duken si lodra, nuk janë të tilla.
Brenda pak orësh, pasi ky shqetësim u bë viral të gjithë faqet e këtij lloji janë mbyllur nga Instagrami.




