Ilir Meta u pyet në “Open” lidhur me deklaratën e kryetarës së LSI-së Monika Kryemadhi njëkohesisht bashkëshortja e Presidentit e cila më herët pati deklaruar se Meta e kritikonte çdo mëngjes se pse i dogjën mandatet.
“Di të them që është i pakënaqur me çështjen e mandateve. Sapo hap sytë çdo mëngjes më thotë pse i dogjët mandatet,”, ishte deklarata e Kryemadhit, ndërsa Meta u përgjigj me ironi se “nuk fle çdo natë me Monikën,kështu që nuk ndodh çdo mëngjes kjo”.


