• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREFISHOHET GJOBA PËR TELEFONIN/ Kush kapet kalon në komision DHE i hiqet PATENTA
Home
Sociale

TREFISHOHET GJOBA PËR TELEFONIN/ Kush kapet kalon në komision DHE i hiqet PATENTA

6 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, edhe me pasoja të rënda për jetën. Për këtë arsye, Policia Rrugore kërkon pesëfishimin e gjobës, pasi vlera aktuale është qesharake në raport me rrezikun që paraqet.

Aktualisht, vlera e gjobës për këtë shkelje varion nga 1.000 lekë deri 1.500 lekë. Por, në ndryshimet e reja që policia kërkon t’i bëhen Kodit Rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5.000 deri në 15 mijë lekë, e njëjta masë si për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Por, grupi i punës, i ngritur për ndryshimet e reja, sipas burimeve ka parashikuar edhe një masë tjetër plotësuese. Në rast se një drejtues mjeti do të gjobitet tri herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do t’i pezullohet leja e drejtimit për 6 muaj.

Këto ndryshime kanë gjetur edhe mbështetjen e disa deputetëve, që pritet t’i propozojnë së shpejti Parlamentit shqyrtimin e Kodit Rrugor.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka mirëpritur edhe propozimin e deputetit socialist, Pjerin Ndreu, sipas të cilit, shtetasve të huaj që udhëtojnë në vendin tonë mos t’u pezullohet leja e drejtimit në rast shkeljeje, me kushtin e pagimit të dyfishit të vlerës maksimale të gjobës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Postoi FOTO ku tregonte të pasmet, fansat KRYQËZOJNË Anjeza Majën: Edhe b*thën e ksaj kishim...
Previous article VDEKJA E 35-VJEÇARES SHTATËZËNË/ Flet mjekja e akuzuar: Më vjen keq për humbjet e dy...

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT